Palmer: Serbisë dhe Kosovës duhet t’u jepet hapësirë për të arritur marrëveshjen më të mirë të mundshme
Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 12 September 2018
Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka dhënë një intervistë gjatë Forumit Strategjik të Bledit 2018, i cili u zhvillua më 10-11 shtator në Bled, Slloveni, ku Palmer ishte një nga folësit.
Në intervistën e dhënë për portalin Europian Western Balkans, përcjell Telegrafi, Palmer është përgjigjur ndër tjerash edhe në pyetjen nëse politika e Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor ndryshoi që nga koha kur administrata e presidentit Donald Trump mori detyrën.“Gjithmonë ka lëvizje në politikë, por në ekuilibër unë do të thosha se vazhdimësia është më e rëndësishme se çdo dallim. Politika e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor mbetet e fokusuar dhe e përkushtuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur qëllimin e tyre, që është ambicie për tu integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike, të cilat për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor përfundimisht nënkuptojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
Për të gjithë, sipas tij, përveç Serbisë, kjo do të thotë edhe anëtarësimi në NATO dhe në këtë drejtim SHBA dëshiron të promovojë partneritetin më të afërt të mundshëm midis NATO-s dhe Serbisë.
“Ne kemi punuar për këtë qëllim për shumë vite përmes administratave të shumëfishta. Kjo mbetet qëllimi kryesor strategjik dhe objektivi i politikës amerikane”, ka thënë Palmer, përcjell Telegrafi.
Përveç qasjes amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, Palmer ka folur në veçanti edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dhe siç shkruan EWB, tema kryesore e kësaj vere ishte një mundësi e shkëmbimit territorial ose korrigjimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës.
Ndërkohë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton në thelb ka thënë diçka të përafërt me atë që SHBA nuk kundërshton ndonjë lloj marrëveshjeje që përfshin ndryshime territoriale, por nuk ishte shumë i qartë se SHBA-ja në fakt e mbështet një marrëveshje të tillë.Në pyetjen nëse e konsiderojnë SHBA-të këtë lloj marrëveshjeje territoriale si zgjidhje të pranueshme për procesin e normalizimit, Palmer ka thënë: “Ajo që ne do të dëshironim të shohim është një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është t’u japim palëve hapësirë për të negociuar marrëveshjen më të mirë që munden. Diçka që është e drejtë, diçka që është e qëndrueshme, diçka që është e mirë si për Serbinë, po ashtu edhe për Kosovën. Dhe lidershipi mund të flasë me njerëzit, të shpjegojë dhe të fitojë një masë kritike mbështetëse për të”.
Ndërsa rreth rolit të SHBA-ve në këtë drejtim, Palmer ka shtuar: “Ne do të dëshironim që palët të negociojnë marrëveshjen më të mirë që munden. SHBA, sigurisht, nuk është palë në këto negociata. Ne nuk jemi në dhomë, ne nuk po marrim pjesë në këtë proces. Ne po inkurajojmë të dy palët për të arritur një marrëveshje. Kur të kuptojmë se cila është marrëveshja, në masën që ne kemi shqetësime në lidhje me të, do të ishim të qartë për ato shqetësime dhe do të punonim me palët për të adresuar çdo rezervë që mund të kemi. Por ne mendojmë se është e rëndësishme që procesi të udhëhiqet nga udhëheqësit lokalë”.
Dhe nëse SHBA-të kanë vija të kuqe, ai ka thënë: “Do të donim që palët të kenë hapësirën për të negociuar marrëveshjen më të mirë që munden. Do ta shqyrtojmë atë dhe, nëse ka shqetësime, do të artikulojmë shqetësimet e veçanta për marrëveshjen e veçantë”.
Të tjera
-
Vetaksident në magjistralen Duhël-Suharekë, lëndohen dy persona
Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suhare...
-
Konjufca: BE po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, e nuk janë të gatshëm t’i heqin masat Kosovës
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave...
-
“Bajraktarët” e Shqipërisë nisin kontrollet nga ajri
Në ditët që vijnë do të nisin kontrollet e para nga ajri, përmes fluturimeve ...
-
Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Ol...
-
Fundjava e parë pa kufi Kosovë-Shqipëri, qytetarët: Jemi një komb, s’duhet të ketë kurrë kontrolle
Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufita...
-
Zbulohet statuja e Skënderbeut në Gjakovë, marrin pjesë pozitë e opozitë
Këtë të shtune është zbuluar statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skë...
-
Mungesa e pasaportave të reja në Maqedoninë e Veriut: Sytë kah Shqipëria dhe Mali e Zi për pushime
Mile Jovanovski me dy fëmijët e tij dhe bashkëshorten, këtë vit pushimet vero...
-
Ekspertët kinezë dhe francezë kërkojnë të ardhmen shumëpalëshe në forumin e qeverisjes globale
Më shumë se 100 ekspertë kinezë dhe francezë u mblodhën në Paris të enjten pë...
-
Inspektorati i Prishtinës parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania, gjobit palën
Inspektorati i Prishtinës gjatë ditës së shtunë ka parandaluar tentim uzurpim...
-
BE: Këshilli do të diskutojë për masat ndaj Kosovës në bazë të një raporti të Borell mbi përmbushjen e kushteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë në linjë me konkluzion...
-
Voziti me fëmijë në prehër, dënohet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patentë shoferi për 6 muaj
Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer në qytetin e Mitrovicës, pasi i një...
-
Lajçak: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia t’ia njohë simbolet, dokumentet e institucionet
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe S...