Njazi Thaçi në garë për drejtor menaxhues në KEK (Video)
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 07 September 2018
Për herën e tretë është shpallur konkursi për drejtor menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), i cili do mbyllet më 10 shtator 2018. Në këtë garë për drejtor do të jetë edhe Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi.
Thaçi ka pranuar se do të jetë në garë për drejtorin menaxhues të KEK, sepse ai, thotë se është pjesë e kësaj korporate që nga viti 2007 dhe i plotëson të gjitha kushtet që të drejtojë këtë ndërmarrje publike.
“Jam pjesë e menaxhmentit të KEK-ut që nga viti 2007, jam pjesëmarrës në vendim marrje nga 2007 e deri më sot, që KEK ka arrit një performancë që e ka sot. Kam të mbaruar studimet në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në fakultetin Politeknik të Tiranës, studime pesë vjeçare. I plotësojë të gjitha kriteret që janë dhënë në konkursin e shpallur publik dhe besoj që do të konkurroj. I kam të qarta të gjitha objektivat që KEK-ku ka me shkuar në të ardhmen dhe besoj që i plotësoj kriteret e parapara. Mbetët përgjegjësi e Bordit të Drejtorëve të vendos se kush është më i miri”, ka thënë Thaçi.
Arsyeja pse i futet kësaj gare Ushtruesi i detyrës së drejtorit, sipas tij, është performanca e mirë në KEK gjatë menaxhimit të tij dhe njohuria me sfidat në KEK.
“Para se me qenë Ushtrues detyre i drejtorit menaxhues të KEK-ut, nga viti 2011 jam drejtor operativ i KEK-ut, që nënkupton drejtor teknik, dhe i kam parë të gjitha sfidat dhe objektivat që KEK-u ka me shkuar në të ardhmen. Besoj që i plotësoj të gjitha kriteret e parapara… Normalisht se është përgjegjësi e madhe, e kuptoj përgjegjësitë dhe objektivat të cilat janë, por kam kapacitetin si intelektual, e njerëzor dhe moshën që ma lejon të sfidohem në të ardhmen”, ka thënë ai.
Thaçi në një bisedë për KosovaPress ka shtuar se angazhimi i tij çdo herë ka qenë që KEK të ketë performancë të mirë, që thotë se ka ndodhur në vitet e fundit.
“KEK-u në vazhdimësi ka performuar jashtëzakonisht mirë, i keni statistikat që nga viti 1985, kur fillimisht është lëshuar “Kosova B” . Në vitin 1985 kur blloqet e Termocentralit “Kosova B” kanë qenë të reja, i kemi pasur 100 rënie të pa planifikuara, ndërsa sot në vitin 2018 më së shumti janë 30 rënie të pa planifikuara”, ka thënë Thaçi.
Në mbledhjen e Bordit Drejtues të KEK-ut të mbajtur me 31 maj, Drejtori Menaxhues i deritanishëm i KEK, Arben Gjukaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij dhe menjëherë pas dorëheqjes së Gjukajt, Bordi kishte emëruar Ushtrues detyre të drejtorit menaxhues në KEK, Njazi Thaçi.
Pas dorëheqjes së Arben Gjukajt, për herë të parë KEK-u ka shpallur konkurs për Drejtor Menaxhues në KEK më 5 prill, ndërsa është rishpallur më 1 qershor dhe për herë të tretë konkursi është hapur më 9 gusht, i cili mbetet i hapur deri më 10 shtator.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...





































