Grezda rrëfen prapaskenat e transferimit te Rangers dhe takimin me Gerard
Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 02 September 2018
Vetëm pak ditë më parë konkretizoi me sukses transferimin e bujshëm te gjigantët skocezë të Rangers, duke bërë që edhe trajneri i saj, ylli i futbollit anglez Steven Gerrard të flasë me superlativa për të.
Bëhet fjalë për djaloshin gjakovar të Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda, i cili ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u bërë pjesë e njërës prej skuadrave më të titulluara në botë, dhe me një tifozëri për t’u pasur zili edhe nga klubet më të mëdha europiane.
I ftuar në emisionin “Zona Gol” të Supersport, Erios Grezda ka zbuluar për herë të parë detajet e këtij transferimi, emocionet që do të punojë me një legjendë si Steven Gerrard, por edhe pritshmëritë me kombëtaren shqiptare.
Eros, ku ndodheni tani?
Ndodhem në Paris, pasi do të udhëtoj për t’u vënë në dispozicion të Panuccit për ndeshjet e Kombëtares Shqiptare. Më pas pres të pajisem me vizë pune, për t’iu bashkuar Rangersit, menjëherë pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Si u ndjetë për transferimin te skuadra e Rangersit?
Gjithçka ndodhi shumë shpejt në fakt dhe as vetë nuk e besova. Më telefonoi Gerrard për të më ftuar, por më dukej e pabesueshme, derisa kuptova që biseda është serioze. Më kanë kontaktuar në 3-4 ditët e fundit të merkatos dhe menjëherë pas bisedës me Gerrard, u binda për transferimin. Më erdhi mirë që klubet u morën vesh shumë shpejt, me Rangersin që pagoi plot 2.8 milionë euro për kartonin tim te Osijeku.
Të prisnim në kampionate të tjera, por lëvizja drejt Skocisë ishte një befasi…
Jo vetëm për juve, por edhe për mua ishte befasi. Vetëm kur erdha këtu, e kuptova madhështinë e kësaj skuadre, të cilën e ndjekin të paktën 50 mijë tifozë në çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit.
Cili ishte kontakti i parë me Gerrard?
Në ditën e parë te Rangers, erdhi e më takoi, duke folur të dy personalisht, pasi ky ishte edhe kontakti ynë i parë. Ishte një njeri shumë i thjeshtë dhe më tregoi për të gjitha idetë e tij, por edhe planet që kishte me mua, duke u treguar i qartë që në fillim, por edhe duke më dhënë mbështetje.
A e dinte këmbën tuaj të preferuar?
Më kishte studiuar në më tepër se 20 ndeshje dhe kishte marrë shumë informacione për mënyrën time të lojës dhe avantazhet e disavantazhet.
Rangers ka afruar shumë talente. Mendoni se do e keni hapësirën e duhur?
Kam qenë transferimi më i shtrenjtë i tyre në këtë periudhë dhe dua të justifikoj besimin. Do të bëj maksimumin që të marr një vend në formacion dhe të mos e lëshoj më. Klubi ka sjellë shumë lojtarë në skuadër dhe synon të sfidojë Celticun dhe të fitojë titullin kampion, ndërsa unë jam gati t’i jap një dorë.
E ndjeve atmosferën e derbit, që do të luhet nesër në mesditë?
Gjatë gjithë javës nuk diskutohej për ndeshjen e Europa Leagues, por vetëm për derbin me Celtic-un. Gjysma e qytetit është me Celtic-un dhe gjysma tjetër me Rangersin, ndaj është një atmosferë shumë e zjarrtë dhe më vjen keq që nuk do të jem prezent.
Keni pasur kontakte me Panuccin këto kohë?
Kam biseduar shumë me të këto kohë, pasi ka qenë nga të parët që ka marrë vesh për transferimin tim te Rangers dhe më ka uruar fat. Ka pasur interes për gjendjen time fizike, pro kur të vij në Shqipëri, do të bëjmë vlerësimet e duhura.
Cristiano Ronaldo refuzoi kombëtaren për t’iu përkushtuar Juventusit, ndërsa ju nuk e refuzuar Shqipërinë, edhe pse ishit në një moment të rëndësishëm të karrierës tuaj…
Unë e kam thënë gjithmonë që do jem i gatshëm për Shqipërinë, sa herë që ajo të ketë nevojë për mua. Është një emocion i jashtëzakonshëm kur luaj me Shqipërinë dhe nuk do ta refuzoj asnjëherë kombëtaren. Mjafton të jem në formë të mirë dhe do jap shpirtin në fushë, për të ndihmuar Shqipërinë të arrijë suksesin.
Të tjera
-
Ditët me diell nxisin lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë
Fundjavat e shtatorit janë shoqëruar me fluks udhëtarësh në pikën kufitare të...
-
Dhjetë vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të milionerëve
Popullsia e disa vendeve po bën përparim të konsiderueshëm për sa i përke...
-
Gjykimi në mungesë për Banjskën, Supremja ende nuk e ka pranuar kërkesën e Themelores
Gjykata Supreme e Kosovës do ta shqyrtojë mundësinë e nxjerrjes së një udhëzu...
-
BE mbështetje Shqipërisë për përballimin e rreziqeve nga përmbytjet
Në Shkodër u mbajt takimi tre ditor “FloodNorthALB”, me pjesëmarrjen e përfaq...
-
Fjalimi i Demaçit në Kuvendin e Parë të LDK-së: Duhet të hyni në përleshje me ata që na uzurpuan
Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kos...
-
Pak siguri në Prishtinë, për tetë muaj afër 4 mijë vepra penale
Gjuajtje me armë sikur nëpër filma në mes të lagjes “Aktash”, ku mbeti i vrar...
-
OKB-ja e “shqetësuar”: Lindja e Mesme s’mund të përballojë lụftë të gjithanshme
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë ...
-
Haziri: Thonin veç me ta do të vie ‘era shtet’, por po kundërmon erë hajnie!
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta ...
-
Lavrovi, Evropës: E pakuptimtë ideja për lụftë deri në fitore me një fuqi bërthamore
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos ...
-
Kurti bën homazhe të varret e vëllezërve Bytyqi: Janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek varret e vëllezërve B...
-
Pas rimatjeve, pesha e drọgës që u kap dje në Pejë shkon në mbi 2 ton
Prokuroria Themelore në Pejë dje njoftoi për një aksion të madh në rajonin e ...
-
Gërvalla takon homologen nga Malawi, diskutojnë për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
Në takimin e mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së n...