Fun & Video

Borë në Itali dhe Slloveni (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 26 August 2018

Një front i fuqishëm me mot të keq nga veriperëndimi i kontinentit evropian ka sjellë në rajonin e Alpeve kërcim të përnjëhershëm nga vera në dimër, njoftuan sinoptikët.

Në qendrën e skijimit Alta Badia në Itali kanë rënë 30 centimetra borë e freskët, e lagësht, ndërsa borë bie edhe në Kredarica të Sllovenisë ku temperatura në 9 të mëngjesit ka qenë minus 3 gradë Celsius, ndërsa shtresa e borës kishte arritur në 3 cm.

Ndryshim i madh i motit ka ndodhur edhe në Kroaci, ku po bie shi i rrëmbyeshëm, ndërsa temperaturat kanë rënë për mbi 10 gradë. Gjendja më e keqe është në rajonin e Istrias, e cila gjatë natës së kaluar ishte përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme e cila ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në objekte të shumta.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera