Thaçi: Po përgatisim referendum për çështjen e Luginës, Ujmani mbetet i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 08 August 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do ta dorëzojë në Bruksel kërkesën për bashkimin e Luginës. Madje, ai përkrah edhe ndryshimet kushtetuese nëse është e nevojshme për të realizuar këtë bashkim. Sipas Thaçit, nëse Kuvendi i Kosovës nuk i gatshëm për ndryshime të tilla, atëherë do të shkohet me referendum, që siç tha ai, janë duke përgatitur pyetjen për qytetarët, se a duan bashkim me Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Në konferencën për gazetarë, të cilat i ka shpeshtuar kohëve të fundit, Thaçi përmendi Liqenin e Ujmanit, ku tha se do të mbetët pjesë e Republikës së Kosovës.
Kryetari i shtetit të Kosovës ka shprehur edhe njëherë vendosmërinë e tij për bashkimin e Republikës së Kosovës me Luginën. Por, sipas Thaçit, kjo në asnjë formë nuk nënkupton shkëmbim territoresh, ndarje të Kosovës, apo autonomi për serbët.
Sipas Thaçit, korrigjim i kufijve, të cilin presidenti në vazhdimësi po e përmend, nënkupton bashkëngjitjen e plotë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në Republikën e Kosovës.
“Synimi im nuk është ndryshimi i kufijve, është korrigjimi i tyre, kemi rreth 400 kilometra kufi që duhet të ndodh si demarkim mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Korrigjimi i kufijve nënkupton bashkëngjitjen e plotë, në tërësi të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Republikën e Kosovës. Që duhet të jetë një proces i rregullt dhe transparent, llogaridhënës, paqësor mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme, atëherë askush nuk do të dalë kundër, dialog transparent, marrëveshje paqësore, dhe vullnet i dyanshëm. Koha e luftës ka përfunduar, e theksoj, nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim, nuk do të ketë autonomi. Korrigjim mund të ketë nëse ndodh pajtueshmëri e dyanshme”, thotë ai.
Sipas Thaçit, kjo është mënyra e vetme për të legjitimuar kërkesën e qytetarëve.
Sipas tij, 90 për qind të qytetarëve të Kosovës dhe 98 për qind të shqiptarëve të Luginës, janë të gatshëm për bashkim. E këtë konstatim presidenti e nxjerr nga disa matje që thotë se i kanë bërë.
“Nëse është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, qysh sot jam për ndryshim të Kushtetutës. Kushtetuta e Kosovës ka ndryshuar tash e tre herë që nga shpallja e Pavarësisë, andaj nuk është mëkat nëse ndryshon Kushtetuta dhe Lugina i bashkëngjitet Kosovës, çka ka të keqe këtu. Nëse Kuvendi i Kosovës nuk është i gatshëm ta bëjë këtë, atëherë referendumi është kategori kushtetuese të cilën mund të organizojmë me pyetjen e qartë, të cilën veç jemi duke e përgatit për qytetarët e Kosovës a janë në favor që t’i bashkëngjitet Lugina Kosovës, po ose jo, shumë e thjeshtë ,e qartë”, tha ai.
Por, sipas presidentit, do të jetë shumë e vështirë të arrihet një gjë e tillë.
Tutje, në konferencën për gazetarë, Thaçi tha se gjithçka çka ka të bëjë me ndarje, shkëmbim apo autonomi, nuk kanë të bëjnë me adresën e tij.
Sipas tij, për këtë flet Beogradi dhe propaganduesit e tjerë serb.
“Edhe sa i përket Ujmanit, ka qenë është dhe do të mbetët pronë e Republikës së Kosovës. Dhe tezat që hapen poshtë e lartë janë lajme të fabrikuara me qëllime të caktuara”, tha Thaçi.
Ndërsa për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, presidenti tha se do të themelohet sipas marrëveshjes së nënshkruar kohë më parë nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.
Sipas Thaçit, marrëveshja do të kalojë në procedurë të rregullt të respektimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.
Por, presidenti ende nuk i ka dekretuar gjyqtarët e Kushtetuese. Kjo e fundit, ai tha se do të ndodh brenda javës.
Të tjera
-
Rrëfimi tronditës i babait të Alma Arrazit: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve
Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arr...
-
Aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Drenas, njëra shihet e rrotulluar
Aksidentet e trafikut në rrugët e vendit nuk kanë të ndalur, ku si pasojë për...
-
Takohen liderët Kinë – Francë – BE
Gjatë paradites të së hënës, Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua në Pallati...
-
Kurti uron goranët: Kontributi juaj mbetet i rëndësishëm, i veçantë dhe i çmueshëm – askush nuk do të lihet pas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Goranëve. ...
-
Gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë të Alma Arrazit
Me lot në sy, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin e hidhur për...
-
Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik
Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimi...
-
Bajrami analizon punën e Ministrisë së Financave në 2024: Dobët, shumë dobët!
Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kuri 2, duke i nu...
-
Dyshohet se shkaktoi vdekjèn e gruas dhe 3 fëmijëve, zbulohet jeta e Ergys Arrazit, pronar i disa bizneseve
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një n...
-
Albin Kurti tregon se për çfarë arsye i shkuan sot në zyre ambasadorët e QUINT-it
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskr...
-
Prokuroria ngre aktakuzë me kërkesën për dëbim të dy rusëve që u arrestuan sot në Jarinjë
Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Jarinjë janë...
-
LAJMI I FUNDIT: Kosovari në Leposaviq sülmon Policinë e Kosovës dhe KFOR-in
Policia e Kosovës ka njoftuar se një një i dyshuar kosovar i ka bllokuar rrug...
-
Kërkohet që të futet në kalendarin e festave zyrtare ditëlindja e Skënderbeut, 6 maji
Sot në sheshet e Prishtinës në nderë të ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, art...