VV akuzon sërish Shpend Ahmetin për zaptim të Komunës
Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 08 August 2018
Duke u bërë bashkë me PDK-në, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti inauguroi zaptimin e Komunës.
Kështu kanë deklaruar asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot, ku sipas tyre ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar Vetëvendosjen.
Shefja e asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Leonora Bajraktari, tha se komunat e kanë për obligim që të miratojnë KASH-in, që është një ndër dokumetet më strategjike të komunës.
Sipas saj, Ahmeti jo vetëm që është vonuar në këtë aspekt, porse kur është pyetur për këtë ka treguar arrogancë si kurrë më parë.
Bajraktari kujtoi se si i pari i kryeqytetit është sjellë me arrogancë ndaj asamblistit të VV-së, duke i thënë “mshele gojën”.
“Kjo e tregon më së miri se qëllimi i tyre është të pasurohen, por jo të punojnë në të mirë të qytetarëve të Prishtinës. Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën me 6 dhe 8 gusht”, tha ajo.
Asamblisti Besnik Mujeci tha se ndjehen të indinjuar me veprimet e fundit. Ndërsa kolegu i tij Eman Rrahmani bëri të ditur se ditëve në vijim do të bëjnë publik hapat që do të ndërmarrin.
Të tjera
-
PAMJE: Të plagosurit në Podujevë arrijnë në Emergjencën e QKUK-së
Tashmë kanë arritur në Klinikën e Emergjencës në QKUK disa nga të p...
-
Këta janë tre të plāgosurit e familjes Hoxha nga gjuajtet me ārmë në Lupç të Podujevës
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes ku u plāgosën 4 persona në Lupç të Podujevës
Katër persona kanë mbetur të plagosur në fshatin Lupc të Podujevës pas një ko...
-
Ekskluzive: Këto janë pamjet e dy personave të cilët u përfshinë në plagosjen në Lupç të Podujevës
Para disa orëve ka ndodhur një konflikt në fshatin Lupç të Podujevës, ku kanë...
-
Këta janë personat që u përfshinë në konfliktin në Lupç të Podujevës ku mbetën të plagosur 4 persona
Një rast i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës...
-
Të shtëna me ārmë e sulmé me thi*ë, katër të plāgosur në Podujevë
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Disa të plagosur në një fshat të Podujevës
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Infokus një rast të rëndë në fsha...
-
Tensione në Parlamentin e Serbisë: Mandatarit për kryeministër i shfaqet një fotografi duke qëndruar me një kriminel
Një fjalim disa orësh është mbajtur mesditën e sotme, nga madatari për kryemi...
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...