Bedri Hamza i shqetësuar me tjetërsimin e pronave shoqërore
Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 07 August 2018
Qeveria e Kosovës i ka miratuar kërkesat e disa komunave të Kosovës për shkëmbimin e pronës shoqërore me atë komunale.
Është miratuar kërkesa e Komunës së Podujevës për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronës të ish Ndërmarrjes Shoqërore kooperativa bujqësore “Përparimi” për qëllim të realizimit të interesit publik.
Gjithashtu, është miratuar kërkesa e Komunës së Ferizajt për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave të ish NSH në pronësi të Komunës për qëllim të realizimit të interesit publik. Edhe Komunës së Rahovecit dhe asaj të Prizrenit i është miratuar një kërkesë e njëjtë për një pronës të ndërmarrjes shoqërore.
Por, Bedri Hamza, ministër i Financave luti kryetarët e komunave të Kosovës që të kenë kujdes në këto procese.
“Në të ardhmen mund të paraqiten implikime buxhetore në komunat e Kosovës, andaj duhet me pa edhe obligimet që mund të vijnë në të ardhmen”, deklaroi ai.
Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kërkoi që të ketë më shumë kujdes në të ardhmen sepse disa vendime për pronat, janë duke e futur Qeverinë në procese gjyqësore të cilat po i kushtojnë buxhetit miliona euro.
“Duhet pasur më shumë kujdes në këto procese sepse shembull tani kemi rastin e Bankën Kreditore të Prishtinës jemi në proces gjyqësorë sepse nuk kemi përmbushur obligimet, prandaj duhet pasur kujdes sepse mund të paditeni sërish dhe kjo do t’i kushtojë miliona buxhetit të Kosovës. Prandaj të ketë një afat të caktuar sepse tani psh jeni në një situatë ku mundemi me i humb pesë milionë euro”, tha Tahiri.

T� tjera
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...

































