Përjashtimi i Behramit, sa mbështetje për mesfushorin!
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 07 August 2018
Përjashtimi i Valon Behrami është lajmi i ditës në median zvicerane, e cila në përgjithësi ka rezultuar kritike në drejtim të Federatës Zvicerane dhe trajnerit Petkovic për mënyrën sesi administruan situatën me Behramin.
“Federata Zvicerane e humbi kontrollin”, thekson Noje Zyrher Xaitung. “Ajo dhe trajneri treguan mungesë respekti ndaj një futbollisti që ka dhënë shumë për skuadrën”.
“Re të zeza kanë rënë mbi kombëtaren”, shkruante “Argauer Xaitung”.
Ndërsa “Tages Anxaiger” shkruan se largimi i Behramit nga kombëtarja është vetëm zhurma e fundit e ngritur rreth skuadrës. Situata do të mbetet e nderë pasi çështja e lojtarëve me 2 pasaporta është ende shumë e hapur. Ndërsa “Tagblat” publikon një letër të hapur drejtuar valon Behramit ku e falenderon për kontributin e madh që ai ka dhënë, ndërkohë që shfaqi edhe befasinë për mënyrën sesi e menaxhoi këtë situatë Federata Zvicerane e futbollit për ta mbyllur letrën me frazën: Do ta ndjejmë mungesën tënde.
Një mesazh lamtumire nga kombëtarja zvicerane, Valon Behrami mori edhe nga Granit Xhaka. “Valon, ajo që mund të them është shumë Faleminderit. Je një ikonë e vërtetë e kombëtares zvicerane. Krijuam kujtime në fushë, u bëmë miq përjetë”, shkruante Granit Xhaka në Instagram.
Mesazhe të shumtë Valon Behrami ka marrë edhe nga tifozë të shumtë zviceranë, një pjesë e mirë e të cilëve nuk i kursyen kritikat ndaj Petkovic, sic është rasti i përdorueses së Twitterit Miss Fairysdust, e cila shkruante: “Ky ishte një gabim i madh z.Petkovic. Valon, do ta ndjejmë shumë mungesën tënde. Faleminderit për atë çfarë bëre për vendin tonë.
Të tjera
-
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën ...
-
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka deklaruar pasurinë në Agjencinë...
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...