Lajme

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve Sylejman e Shaip Kalludra

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 02 August 2018

Në fshatin Pirq sot është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të dëshmorëve të familjes Kalludra, Sylejman dhe Shaip Kalludra, të rënë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë para të pranishmëve se familjet e dëshmorëve duhet të ndihen krenar për të rënët në liri.

“Me rastin e përurimit të kësaj pllake përkujtimore nderohen dy luftëtarë dhe atdhetarë të devotshëm, të cilët dhanë jetë e tyre për liri e pavarësi të vendit. Ne si institucione duhet të punojmë që ta realizojmë amanetin e dëshmorëve për një shtet të pavarur dhe sovran, për një shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe për një të ardhme më të mirë” , tha ai.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Nuhi Kalludra, bashkëluftëtar i dëshmorëve  tha se të flasësh për veprën e dëshmorëve është e vështirë.

“Përurimi i lapidarit sjellë ndjenjë të dhembjes, por mbi të gjitha gufon ndjenja e krenarisë, ndërsa këtë liri të cilën e gëzojmë ne, duhet ta ruajmë dhe të punojmë për zhvillimin e vendit tonë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera