Lajme

Kërkohet shkarkimi i zyrtarit të LDK-së që e quajti “monstrum” Demaçin

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 31 July 2018

Dega e PDK-së në Klinë ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit të kësaj komune Besim Hoti, LDK, për shkak të deklaratës së tij bërë ndaj atdhetarit Adem Demaçi, në ditën e varrimit të tij.

Kjo parti deklaratën e sekretarit të degës së LDK-së në Klinë, e quan nënçmuese për Demaçin, duke kërkuar që Hoti të shkarkohet nga pozita e numrit dy të komunës.

Lexo edhe: Nënkryetari i Klinës e quan Demaçin monstrum

-Advertisement-

“Hoti duke qenë numri dy në udhëheqjen e Komunës së Klinës ka përgjegjësi të lartë publike. Nisur nga kjo situatë e krijuar, dega e PDK-së në Klinë kërkon nga Dega e LDK-së në Klinë që të distancohet publikisht nga deklarata e sekretarit të Degës së tyre, Besim Hotit si dhe kërkon nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, që të bëjë shkarkimin e Besim Hotit nga pozita e nënkryetarit të Komunës”, thuhet në reagim. PDK me këtë rast ka kujtuar deklaratën e bërë nga Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera