Lajme

Kjo ishte zyrtarja e vetme nga LDK-ja që mori pjesë në varrimin e Adem Demaçit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 28 July 2018

Ndonëse figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës munguan në ceremoninë e varrimit të Adem Demaçit, aty ishte një zyrtare e partisë opozitare.

Ish-shefja e Kabinetit të Kryeministrit, Isa Mustafa, Vlora Dumoshi mori pjesë në varrimin e bacit Adem, në Velani të Prishtinës.

“Lamtumirë baca Adem! Mbi gjysmë shekulli bashkë me ty për të njëjtin ideal! Patem fatin si familje Dumoshi të rreshtohemi në rrugën e përbashkët për lirin e vendit. Qëndrove i pathyeshëm u përballe me shumë stuhi që e përcollën kombin tonë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera