Lajme

Ngordhin peshqit në lumin Mirusha

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 25 July 2018

Komuna e Malishevës ka njoftuar se sot në mëngjes, është vërejtur një dukuri e pazakontë në një pjesë të lumit Mirusha, pasi një pjesë e madhe e fondit të peshkut ka ngordhur.

“Shkaqet e kësaj dukurie ende nuk dihen, ndërsa inspektorët komunal janë në terren duke u marrë me rastin. Për këtë dukuri, ka reaguar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shoqata e peshkatarëve sportiv ‘Sykuqi’, në Malishevë”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Me të marrë informacionin nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, inspektorët komunal kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin, të cilët i kanë njoftuar edhe organet qendrore, ndërsa në vendngjarje, së bashku me shoqatën e peshkatarëve, është edhe Policia.

-Advertisement-

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë, të cilën e ka vlerësuar si katastrofë ekologjike dhe ka kërkuar ndihmën e organeve qendrore, përkatësisht të ekspertëve të kësaj fushe.

Edhe shoqata e peshkatarëve sportiv ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje me dëme të pazëvendësueshme.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy