Opozita nuk i përgjigjet ftesës së Veselit
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 22 July 2018
Ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për një takim të përbashkët me udhëheqësit e partive politike parlamentare për të arritur një konsensus nacional për fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi, duket nuk do t’i përgjigjen pozitivisht partitë opozitare.
Partia më e madhe opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thotë se ende nuk ka qëndrim zyrtar sa i përket kësaj ftese, por sipas zyrtarëve të kësaj partie me gjasë përgjigja do të jetë negative.
Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherit edhe deputeti i kësaj partie, Ismet Beqiri, ka thënë për KosovaPress.
“Sa i përket një ftese për nesër, në një takim që thirr nga kryetari i Kuvendit, ne qëndrim zyrtar nuk kemi si LDK, por konsideroj që nuk duhet të shkojmë dhe nuk kemi pse të shkojmë thjeshtë sa për të thënë qëndrimin e LDK-së. Kjo është e panevojshme për shkak se ne qëndrimin tonë publikisht dhe vazhdimisht po e themi dhe besoj që përgjigja jonë do të jetë negative për një takim të tillë për nesër”, ka thënë Beqiri.
Madje, ai ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie që LDK t’i bashkohet pozitës në bisedimet me Serbinë.
“Sa i përket mundësisë që LDK t’i bashkohet pozitës eventualisht në bisedime me Serbinë ne kemi thënë vazhdimisht dha ai qëndrim i yni mbetet e pandryshueshëm, konsiderojmë që këto institucione janë shumë të dobëta dhe shumë të brishta, jo funksionale dhe ju mungon një legjitimitet dhe fuqi për të marrë vendime. Konsiderojmë që vetëm zgjedhjet e reja mund të nxjerrin institucione kredibile dhe funksionale, pra si rezultat i kësaj po e them edhe një herë ne nuk i bashkohemi kurrfarë ekipi të negociatave për dialogun. LDK-ja ka qenë gjithmonë për dialog, mirëpo jo në këtë formë dhe në këtë mënyrë, si dhe me institucione të tilla çfarë i kemi. Ne na duhet një fuqizim i legjitimitetit të institucioneve dhe kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet votës së lirë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
KosovaPress ka kontaktuar edhe me anëtar të kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), por të njëjtit nuk kanë treguar se a do të marrin pjesë në takimin e nesërm, duke thënë se do të konsultohen dhe pastaj do të japin përgjigje.
Ndërkaq anëtarja e kryesisë së LVV, Tinka Kurti, përkundër që ka thënë se do të përgjigjet brenda disa orëve, nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk iu ka përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
As nga Partia Social Demokrate (PSD) nuk u bë e ditur nëse do të marrin pjesë në këtë mbledhje. Zëdhënësi i kësaj partie Shkodran Hoti ka thënë se nuk ka informacion se a kanë marrë një ftesë të tillë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), edhe pse është pjesë e koalicionit qeverisës me Partinë Demokratike që udhëhiqet nga Veseli, ende nuk kanë një qëndrim zyrtar se a do të merre pjesë në takim.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, ndonëse ka thënë se ende nuk e kanë shqyrtuar se a do të marrin pjesë apo jo, tha se qysh në fillim të tryezave me partitë politike janë shprehur të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre.
“Ende nuk e kemi shqyrtuar, por sigurisht që ne kemi thënë qysh në fillim të takimeve që janë kërkuar për tryezë që do të jemi gjithmonë të gatshëm të japim kontributin tonë”, tha ai.
Ndryshe, sipas ftesës që KosovaPress e ka publikuar gjatë ditës së sotme thuhet se takimi do të mbahet nesër, e hënë, në ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës.
Takimi do të jetë i mbyllur dhe secili subjekt politik do të përfaqësohet në bazë të formatit 1+1.
Të tjera
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...
-
Gerxhaliu: Me investimet direkte nga BE, SHBA dhe Kina “Serbia e madhe ekonomike” po bëhet realitet!
Se nuk ka aleanca strategjike por vetëm alenca ...
-
Gara presidenciale amerikane, Trump premton ditën e çlirimit, Harris u shkruan shqiptarëve
Tashmë numërimi mbrapsh ka filluar… kanë mbetur vetëm 2 ditë përpara se Ameri...
-
Ministria e Drejtësisë: Për herë të parë secila komunë do të ketë së paku nga një noter
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se gjatë këtij mandati është trefishuar nu...
-
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi zyrtarëve policorë 20 euro ryshfet
Arrestohet një person te pikëkalimi i Dheut të Bardhë, raportohet se ua ofroi...
-
54 aksidente për një ditë në Kosovë, shqiptohen rreth 1800 gjoba trafiku
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 1 mijë e 764 gjoba trafiku....
-
“Për mijëra qytetarë të pasivizuar”: Shqiptarët e Luginës protestojnë sot në Medvegjë
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pritet të protestojnë sot, në Medvegjë. ...