Fun & Video

Selfie që për pak sa nuk ia mori jetën, adoleshentja ruse ra në tela të rrymës – qëndroi disa orë e varur (Video)

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 18 Korrik 2018

Një vajzë e re duke tentuar të bëjë selfien e “përkryer”, për pak sa nuk e pagoi me jetë.

Bëhet fjalë për një 13-vjeçare nga qyteti rus Samara, e cila është rrëzuar dhe ka mbetur e varur në telat e rrymës elektrike të trenave, vetëm disa metra mbi hekurudhë, transmeton Telegrafi.

Aty menjëherë ishin shfaqur ekipet e shërbimeve emergjente që u njoftuan në detaje për rastin.

-Advertisement-

Por para se të shfaqeshin ata, të pranishmit e lusnin që të mos lëviz me qëllim të mos bie me kokë mbi hekurudhë.

Sipas mediave ruse, nxënësja e klasës së shtatë nga Samara i ka shpëtuar vdekjes, por jo edhe lëndimeve serioze në kokë dhe tru.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy