Francë – Kroaci, historia e finaleve favorizon kroatët
Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 15 July 2018
Edhe pse nuk kanë dominuar siç mendonin pjesa më e madhe, ata kanë treguar se dinë si të fitojnë. Kjo është ajo që kanë bërë në gjysmëfinalen e luajtur kundër Belgjikës. Samuel Umtiti ka qenë heroi i papritur i atij takimi, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes dhe duke i dhuruar “Gjelave” finalen. Pas atij momenti, lojtarët e Deschamps janë mbyllur në mbrojtje dhe kanë neutralizuar yjet e Belgjikës.
Eden Hazard pati pak momente të mira, por francezët kanë arritur t’i bllokojnë sulmuesit e kundërshtarit dhe t’i nxjerrin ata jashtë loje. Në momentet që belgët kanë çarë mbrojtjen e Francës, ka qenë Lloris ai që i ka ndalur ata me reflekset e tij. Në fund, “Les Bleus” e kanë merituar fitoren 1-0 dhe pasi kanë bërë një paraqitje të ngjashme edhe në fitoren 2-0 të marrë kundër Uruguait në çerekfinale, mund të thuhet se mbrojtja është pika e tyre më e fortë.
Kjo është diçka që do të kërcënojë shanset e Kroacisë për të ngritur kupën. Epoka e artë e bardhekuqve është drejt fundit, por Luka Modric ka qenë i vendosur të udhëheqë vendin e tij drejt suksesit në atë që pritet të jetë Botërori i tij i fundit. Mesfushori i Real Madrid ka qenë lideri i Kroacisë dhe e ka treguar përsëri të mërkurën këtë, teksa ka udhëhequr kombëtaren e tij në pjesën e dytë të ndeshjes së luajtur kundër Anglisë.
Kroatët kaluan në disavantazh në fillimin e ndeshjes, por arritën të përballonin sulmet e shumta të anglezëve në minutat e mbetura të pjesës së parë dhe u kundërpërgjigjën në të dytën. Ata kontrolluan takimin dhe merituan golin e barazimit të shënuar nga Ivan Perisic. Pavarësisht se kishin luajtur 120 minuta në dy ndeshjet e mëparshme, ata luftuan në kohën shtesë, me Mario Manduzkic që ka shënuar golin e fitores pas një përgjumje të mbrojtjes së “Tre Luanëve”.
Gjithsesi, Franca është një kundërshtar i ndryshëm nga anglezët, të cilët filluan të ndjenin presionin në pjesën e dytë dhe lanë Modric me shokë të kontrollonin gjithçka, por francezët nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Ata kanë qenë të shkëlqyer kundër Belgjikës dhe mund të bëjnë të njëjtën gjë kundër Kroacisë. Ivan Strinic është terrorizuar nga Raheem Sterling në pjesën e parë kundër Anglisë dhe, ndërsa ylli i Manchetser City nuk ka arritur të përfitojë nga kjo, Franca ka një lojtar që nuk fal.
Kylian Mbappe do të jetë përballe Strinic dhe nëse mbrojtësi kroat do të luajë aq keq sa luajtur kundër Sterling, ka shumë mundësi që Mbappe të gjejë rrjetën në finale. Gjithsesi, pritet që kjo sfidë të jetë shumë e luftuar dhe barabartë, me dy formacionet që do të tregohen shumë të kujdesshme, duke parë se një gabim mund t’i kushtojë atyre Kupën e Botës,
Përballjet direkte
Franca ka marrë tri fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura kundër Kroacisë, me sfidën e vetme mes këtyre dy kombëtareve në një Botëror që është fituar 2-1 nga Franca në gjysmëfinalen e 1998-ës. Trajneri aktual i “Gjelave”, Didier Deschamos, ka luajtur 90 minuta në atë takim dhe Franca ka ngritur kupën atë vit.
Statistika
– Tri finalet e fundit të Kupës së Botës kanë shkuar me kohë shtesë. Gjithsesi, vetëm dy finale janë vendosur me penallti në historinë e Botërorit (1994, 2006).
– Kjo do të jetë finalja e tretë për Francën në Kupën e Botës, duke fituar njërën (1998) dhe duke humbur tjetrën me penallti (2006). Gjithashtu, ata janë skuadra me më shumë pjesëmarrje (3) në finalen e Kupës së Botës që nga 1998-a, duke lënë mbrapa Gjermaninë dhe Brazilin (2).
– Kjo do të jetë finalja e parë e Kroacisë në një Botëror, kombëtarja e 13-të e ndryshme dhe e 10-a europiane që merr pjesë në aktin final të Kupës së Botës. Dy debutuesit e fundit të finales kanë fituar (Franca në 1998 dhe Spanja në 2010), ndërsa debutuesit e fundit që kanë humbur kanë qenë holandezët në 1974-ën.
– Franca ka qenë në disavantazh vetëm për 9 minuta dhe 12 sekonda në këtë Botëror, ndërsa Kroacia ka qenë në disavantazh në të tri ndeshjet me eliminim direkt.
– Me përjashtim të penalltive, Franca ka fituar 11 nga 14 ndeshjet e fundit që ka luajtur në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës (2 barazim, 1 humbje).
– Kroacia është kualifikuar në tri takimet me eliminim direkt pas penalltive ose kohës shtesë, por asnjë skuadër nuk ka luajtur në kohën shtesë në katër ndeshje të ndryshme të një Botërori; ekipet e tjera që kanë luajtur në kohën shtesë në tri takime të ndryshme kanë qenë Belgjika (1986), Anglia (1990) dhe Argjentina (2014).
– Antoine Griezmman është përgjegjës (gol/asist) për 11 gola të realizuar në nëntë ndeshje me eliminim direkt në kampionatet e mëdha (Botëror + Europian), më shumë se çdo lojtar tjetër i Francës në 50 vitet e fundit, më shumë se Zinedine Zidane (8) dhe Michel Platini (6).
– Kylian Mbappe do të kërkojë të bëhet adoleshenti i dytë që shënon në një finale të Kupës së Botës pas Pele, në 1958-ën. Mbappe (3 gola) është që tani adoleshenti me më shumë gola të shënuar në një Botëror që nga Pele (6 në 1958-ën).
– Olivier Giroud nuk ka realizuar asnjë gjuajtje në portë në këtë Botëror, pavarësisht se ka luajtur 465 minuta për Francën. Që nga 1966-a, asnjë lojtar nuk ka bërë më shumë tentativa (13) në një Botëror pa goditur asnjëherë portën.
– Didier Deschamps mund të bëhet personi i tretë që fiton Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner pas Mario Zagallo dhe Franz Beckenbauer.
Ai ka fituar 73% të ndeshjeve të Botërorit (8 nga 11), mesatarja më e mirë për një trajner që ka drejtuar më shumë se 10 ndeshje në një Kupë të Botës.
– Vetëm Antoine Griezmann (2 gola dhe 2 asiste) ka qenë i përfshirë në realizimin e më shumë golave se Mario Mandzukic (2 gola, 1 asist), në fazën me eliminim të këtij Botërori.
– Ivan Perisic ka qenë i përfshirë në realizimin e 10 golave në kompeticionet e mëdha për Kroacinë (6 gola, 4 asiste), më shumë se çdo lojtar tjetër bashkë me Davor Suker (9 gola, 1 asist).
– Nëse Raphael Varane luan, ai do të bëhet francezi i pestë që ka luajtur në finalen e Champions League dhe atë të Kupës së Botës në të njëjtin vit pas Thierry Henry (2006), Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Christian Karembeu (1998). Varane ka fituar në Champions League, ndërsa vetëm Karembeu ka arritur t’i fitojë të dy kompeticionet nga katër të tjerët.
Të tjera
-
Petkoviq: Serbia mbështet përpjekjet e Lajçakut në procesin e formimit të Asociacionit
Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vl...
-
Kurti: Mungesa e dënimit të kriminelëve serbë është faji i dytë mbi vikti mat e gjeno cidit në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën e Studimes, një nga m...
-
Vogel kritika Borrellit: Imponoi masa ndaj Kosovës pa vendim zyrtar, tani kërkon ato të hiqen me votë nga 27 vende anëtare
Analisti dhe njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Toby Vogel, ka rea...
-
Biserko për Qeverinë e re në Serbi: Dy emra që janë nën sanksione amerikane, po vazhdon trendi autoritativ
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja B...
-
Osmani kujton masa krën e Studimes: 116 jetë të humbura nga akti barbar i regjimit gjeno cidal të Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Studimes. Presid...
-
Kearns thirrje Qeverisë britanike ta kundërshtojë lidhjen e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se tani është momenti ku përcakt...
-
Ferizaj, policia: Në prill mbi 1700 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 387 të tjera për përdorim të telefonit
Gjatë muajit prill, policia në Ferizaj ka shqiptuar 1736 gjoba për tejkal...
-
Mas akra e Studimes, Kurti: Nuk ka paqe pa drejtësi për vikt imat
Janë bërë 25 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele s...
-
ShSKUK-ja bëhet edhe me dy klinika, kostoja mbi 4 milionë euro
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, k...
-
Aliu për borxhet e kompanive që ambalazhojnë ujin: Nuk ka asnjë vendim për falje borxhi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Pas 22 vjetësh, 1 euro vlen më pak se 100 lekë
Për herë të parë që nga viti 2002 kur hyri në Shqipëri, euro po këmbehet ...
-
Haxhiu e quan palaço opozitën, thotë se ishin të korruptuar
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka qenë goxha kritike ndaj opozitë s...