Thaçi në inaugurimin e Erdoganit
Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 09 July 2018
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të jetë në mesin e 22 burrështetasve tjerë që do të marrin pjesë nesër në Ankara në inaugurimin e Rexhep Tajip Erdoganit, në mandatin e tij të dytë si President i Turqisë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu duke cituar burime presidenciale.
Inaugurimi i Erdoganit do të mbahet në kompleksin presidencial në Ankara.Që në ditën e parë të mandatit të ri, Erdogan do t’i funksionalizojë edhe kompetencat e zgjeruara të Presidentit të cilat i mori përmes një referendumi muaj më parë.
Në ceremoni, sipas Anadolu, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetesh si Zëvendës Presidentë, politikanë, burokratë e ministra nga vende të ndryshme.
Së pari, Erdogan do të betohet në parlament rreth orës 16:30 (koha lokale e Turqisë). Pas betimit, ai do ta vizitojë mauzoleun Anitbakir të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.
Në orën 18, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Erdoganit në kompleksin presidencial.
Agjencia Anadolu ka publikuar edhe listën e shteteve të cilat do të përfaqësohen me presidentë.
Në këtë listë, përveç Presidentit të Kosovës përmenden edhe presidentët e Bullgarisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Bosnjës e Hercegovinës,, Serbisë, Pakistanit, Kirgistanit, Sudanit, Guinesë, Zambisë, Guinea Bisaut, Guinesë Ekuatoriale, Somalisë, Mauritanisë, Gabonit, Çadit, Xhibutit, Venezuelës, Republikës Turke të Qipros si dhe Emiri i Katarit.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe 28 kryeministra, kryetarë të kuvendeve e zyrtarë tjerë të shteteve të ndryshme përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së dhe Komisionerin e BE-së për Emigracion dhe Punë të Brendshme.
Të tjera
-
Behrami: Kurti është mjeshtër i manipulimit publik, krejt ka me i pranu
Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i man...
-
Tubimi me rininë në Prishtinë, Abdixhiku përmend zgjedhjet: LDK e mobilizuar, e fortë përballë secilës betejë
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se partia që ai udhëheq është e g...
-
Osmani tregon për takimet në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë: Mundësi e vlefshme për të nxitur më shumë bashkëpunim
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e Biznesit SHB...
-
Maqedonci: Serbia po vazhdon me qasje agresore ndaj Kosovës
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, duke folur në panelin “Mision...
-
Kurti: Dragashi dhe Graçanica janë përzgjedhur për të përfituar nga procesi i zvogëlimit të barrës administrative
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Dragashi dhe Graçani...
-
LDK: Keqardhje për këtë Qeveri që ka degraduar marrëdhëniet me ndërkombëtarët
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj t...
-
Takimi i sotëm në Strasburg përfundon pa e futur Kosovën në agjendën për mbledhjen e Komitetit të Ministrave
Takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëta...
-
EULEX-i ushtron Policinë e Kosovës për menaxhimin e përbashkët të krizave
Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) mori pjesë sot në ushtri...
-
(PAMJE) Vetëaksident me motoçikletë në Prishtinë, ka të lënduar
Një vetëaksident trafiku me motoçikletë ka ndodhur para pak minutave në rrugë...
-
AAK-ja krijon Shtabin për Zgjedhje Parlamentare
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftu...
-
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë
Qeveria austriake planifikon marrëveshje për transferimin e kriminelëve të dë...
-
Osmani takon ambasadoren e SHBA-së në OKB: E vendosur për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ambasadoren e Shteteve të...