Auto&Tech

’Volkswagen’’ një model i suksesshëm i bashkëpunimit dypalësh kino-gjerman

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 05 July 2018

Kryeministri kinez, Li Keqiang do të kryejë një tur vizitash zyrtare në Bullgari dhe Gjermani nga data 5 deri më 10 korrik dhe do të drejtojë konsultimet midis qeverive kineze e gjermane, sipas CRI-së.

Bashkëpunimi kino-gjerman është thelluar në mënyrë të pandërprerë dhe kompania gjermane Volkswagen është një model i suksesshëm në bashkëpunimin dypalësh të nivelit të lartë. Në prag të vizitës së kryeministrit, Li Keqiang në Gjermani, presidenti i degës kineze të Grupit Volkswagen, Jochem Heizman, dha një intervistë për radion tonë ku foli mbi tregtinë e lirë, reformën e hapjen e Kinës, zhvillimin e ardhshëm të industrisë automobilistike etj.

Gjatë takimit në maj në Pekin, midis Li Keqiang-ut e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ndodhej për vizitë në Kinë, dy udhëheqësit u shprehën pro mbrojtjes së multilateralizmit e të tregtisë së lirë. Jochem Heizman-i është i mendimit se hapja e tregut dhe tregtia e lirë kanë rëndësi themelore për sukseset e kompanisë Volkswagen në Kinë:

-Advertisement-

“Ne mirëpresim të gjitha masat e qeverisë kineze për nxitjen e hapjes së tregut, të tregtisë së lirë e të konkurrencës në treg në fushën e industrisë automobilistike. Këto masa do t’u vijnë në ndihmë vazhdimit të investimeve afatgjata në të ardhmen. Ne mirëpresim konkurrencën, konkurrenca e lirë nën kushte të barabarta ka rëndësi më të madhe për nxitjen e risisë, ky është i vetmi drejtim i duhur”, u shpreh ai.

Në vitin 1983, kompania gjermane Volkswagen, hyri në tregun kinez dhe u prodhua makina e parë Volkswagen në Kinë. Sot Kina ka kaluar SHBA-në e Gjermaninë duke u bërë tregu më i madh i ndërmarrjeve automobilistike gjermane. Sipas të dhënave të vitit 2017, rreth 40% e automjeteve të Grupit Volkswagen prodhohen e shiten në Kinë. Jochem Heizman u shpreh se Volkswagen-i është përfitues i padiskutueshëm i globalizimit ekonomik e i tregtisë së lirë.

Etiketa:
VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy