Meshkujt të cilët janë më të gjatë se 180 centimetra, por edhe ata obezë, më së shpeshti rrezikohen nga një sëmundje e rëndë
Autori: Gazeta inFokus
21:15 | 26 June 2018
Meshkujt e gjatë por edhe obezë, kanë rrezik dukshëm më të madh nga sëmundja e rrezikshme.
Hulumtimet më të reja tregojnë që meshkujt e gjatë dhe obezë kanë shanse më të mëdha të sëmuren nga forma agresive e kancerit të prostatës, transmeton Telegrafi.
Meshkujt të cilët janë më të gjatë se 180 centimetra janë të rrezikuar për 21 për qind më shumë të sëmuren nga ky lloj kanceri sesa ata të cilët janë të gjatë 172 centimetra.
Nga ana tjetër, pjesëtarët e gjinisë mashkullore të cilët kanë 10 centimetra më shumë dhjamë përreth belit kanë rrezik më shumë edhe për 13 për qind të sëmuren nga kanceri i prostatës.
Tumoret e kancerit të prostatës mund të zhvillohen ngadalë, por edhe në mënyrë agresive dhe shumë shpejt të përhapen nëpër organizëm.
Për të arritur deri te këto të dhëna shkencëtarët kanë studiuar të dhënat mjekësore të 141.896 meshkujve nga tetë shtete dhe kanë zbuluar që lloji i kancerit agresiv shfaqet te meshkujt e gjatë dhe obezë.

Ky rrezik është rritur për çdo 10 centimetra gjatësie dhe 10 centimetra tepricë të dhjamit përreth stomakut.
Për çdo rritje të gjatësisë për këtë sasi, rreziku për sëmurje agresive nga kanceri i prostatës është rritur për një të pestën, apo 21 për qind.
Dhe për çdo rritje të vëllimit të belit, rreziku është rritur për 13 për qind.
Tani për tani dihet shumë pak se çfarë ndodh në qelizat të cilat aktivizojnë kancerin e prostatës. Mirëpo, meshkujt obezë shpesh kanë rritje të nivelit të insulinës në gjak – dhe kjo është e lidhur me këtë sëmundje të rrezikshme.
Meshkujt e gjatë kanë prostatë më të madhe dhe për këtë shkak janë më të rrezikuar, derisa hormonet e rritjes, të cilat i kanë bërë që të jenë të gjatë, çojnë deri te ndarjae shpeshtë e qelizave dhe kështu shtohet shansi që të ndodhë “defekti” i cili çon deri te shfaqja e kancerit të prostatës.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...


































