Lajme

Gent Begolli zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 22 June 2018

Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur të enjten për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begollin.

Zgjedhjen e Begollit në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit e ka konfirmuar për Telegrafin, kryesuesja e Bordit të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri Berisha.

“Të enjten Gent Begolli është zgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës”, tha Shatri-Berisha për Telegrafin.

-Advertisement-

Begolli pozitën e kryeshefit të Telekomit pritet ta fillojë më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Ndryshe, Gent Begolli vjen nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK.

Ai ishte drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit.

GazetaFokus javë më parë kishte raportuar se Gent Begolli, bashkëpartiak i kryeministrit, Ramush Haradinaj, pritet të zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës./GazetaFokus.

Lexo edhe: Bashkëpartiaku i Haradinajt në krye të Telekomit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera