VV kundërshton pagesën e RTK-së përmes KEDS-it
Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 19 June 2018
Lëvizja Vetëvendosje propozon që pagesa e qytetarëve për Radio Televizionin e Kosovës të bëhet përmes Postës së Kosovës, duke kundërshtuar kështu që pagesa të mblidhet përmes kompanisë KEDS.
Deputeti i kësaj partie, Valon Ramadani, përmes një konference për media, ka shprehur pakënaqësinë edhe me tarifën që është përcaktuar në projektligjin që është duke u hartuar për RTK-në.
Ai u shpreh se grupi punues i Komisionit për Media ka vendosur se pagesa të jetë 2.5 euro në muaj, e që Ramadani e quan si të papërballueshme për qytetarët e vendit.
“Asnjë studim, vlerësim apo diskutim serioz me njerëz të fushës nuk është bërë paraprakisht për formulën e financimit. Edhe nëse RTK do të reformohej duke rritur dukshëm cilësinë e përgjegjshmërisë dhe nëse specialistët pas një studimi të hollësishëm do të na kishin sugjeruar skemën e financimit nga publiku, tarifat duhet të ishin plotësisht të përballueshme për familjet e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ata duhet të paguajnë për televizionin publik, mirëpo ne mendojmë që kjo tarifë duhet të mblidhet nga Posta e Kosovës. Edhe ashtu, kompani publike që është pranë falimentimit, pra është tarifë që për një vit del diku 2 milion e gjysmë, këto 2 milionë e gjysmë më mirë do të ishte të ishin për kompaninë publike sesa për kompaninë private”, tha ai.
Ramadani ka treguar edhe arsyen se pse janë kundër që KEDS të bëjë mbledhjen e pagesës për transmetuesin publik, duke thënë se provizioni që merr kjo kompani private është 50 cent për çdo pagesë, e që i bije 2.5 milionë euro në vit.
“Ne kemi kundërshtuar prerazi që edhe në rast të financimit nga qytetarët kjo shumë të mblidhet nga KEDS, kompania private që menaxhon shpërndarjen e rrymës në Kosovë, sepse së pari nuk është kompani e përgjegjshme, së dyti provizioni që do të marrë prej kësaj pune është tepër i lartë dhe se është e papranueshme që qytetarët të paguajnë sërish për përfitim të KEDS-it. Tarifa e propozuar prej 2.5 euro në muaj e lidhur me matësit e energjisë dhe të çdo ndërtese në Kosovë, qoftë ajo amvisëri, qoftë këpucëtar, zyrë, noteri, bukëpjekës fabrikë, është jo vetëm arbitrare, është skandaloze, e padrejtë dhe antikushtetuese”, tha Ramadani.
Kundërshtim kjo parti ka edhe sa i përket asaj që Komisioni parlamentar që mbikëqyr transmetuesin publik ka marrë iniciativën për ta hartuar projektligjin.
Deputeti i LVV-së, Valon Ramadani, thotë se kanë kërkuar që ekspert të fushës të merren me projektligjin për RTK-në.
“Ne kemi kërkuar që grupi punues të marrë pjesë specialistë të lartë të inxhinierisë dhe të fushës dhe mbi të gjitha specialistë të lartë të ekonomisë e financave. Ne nuk besojmë dhe objektivisht është e pamundur që këtë projektligj kaq të rëndësishëm mund ta hartojnë qoftë Nait Hasani, qoftë Xhevahire Izmaku apo të gjithë anëtarët e tjerë të komisionit. Asnjëri prej tyre nuk janë të thirrur nga fushat përkatëse”, tha ai.
Madje, ai tha se kanë kërkuar debat publik në çdo komunë të Kosovës me qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre në mënyrë që të marrin edhe qëndrimet e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje sipas Ramadanit, e konsideron si të papranueshëm versionin e tanishëm të këtij projektligji, e në bazë të kësaj ai u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë që të mos e pranojnë këtë version.
Ndryshe, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media do të mblidhet nesër për shqyrtimin e këtij projektligji.

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
































