Fakte të rëndësishme që duhet t’i dini për azil
Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 16 Qershor 2018
Politika për dhënien e azilit është një nga temat më të diskutueshme nga partitë në parlamentin gjerman, Bundestag. Sa refugjatë lejohen të hyjnë kur në Gjermani dhe si duhen trajtuar ata janë pyetje, për të cilat partitë gjermane kristiandemokrate, kristiansociale dhe socialdemokrate kanë qëndrime të ndryshme.
Por cilat janë rregullat që duhen respektuar nga të gjithë, jo vetëm në Gjermani por në gjithë Bashkimin Evropian? Ato janë direktivat e Bashkimit Evropian për politikën e azilit. Se si i zbatojnë vendet e veçanta këto direktiva, si i interpretojnë ato dhe si i kthejnë në ligje kombëtare është e drejtë e secilit vend. Prandaj në disa pika ka ndryshime të mëdha midis vendeve të Bashkimit Evropian, shkruan Detusche Welle.
Rregulli i Dublinit
Refugjatë që duan të kërkojnë azil në Gjermani, nuk mund ta bëjnë këtë në çdo lloj vendi. Që prej vitit 2003, ata janë të detyruar të respektojnë rregullin e Dublinit. Ky rregull thotë se refugjatët që kërkojnë azil në një vend të BE-së, duhet ta bëjnë këtë në vendin e parë që shkelin brenda BE.
Vendet anëtare nuk i përmbahen shumë këtij rregulli. Me të ashtuquajturën “Vetë-hyrje”, ato mund të marrin vendim nëse duan ta marrin përsipër procesin e azilit të dikujt, edhe nëse personi ka hyrë në një vend tjetër të BE-së. Gjermania për shembull ka hequr dorë nga dorëzimi i refugjatëve në vende të tjera. Në verën e 2017-ës për shembull Gjermania nuk dërgoi më refugjatë mbrapsht në Hungari. Arsyeja, mungesa e sigurisë ligjore. Komisioni i BE-së akuzoi Hungarinë se ia vështirësoi refugjatëve aksesin në proceset e azilit, në përshtatje me ligjet e BE-së.
Arsye të tjera për të hequr dorë nga Rregulli i Dublinit mund të jenë edhe dyshime në standartet sociale të vendeve të tjera të BE-së. Kështu për shembull Gjermania nuk kthente më refugjatë për në Itali, sepse atje ata nuk sistemoheshin si duhej.
Ndarja e refugjatëve
Megjithë përjashtimet e bëra, Rregulli i Dublinit bën që shtetet anëtare që ndodhen në kufijtë e jashtëm të BE-së, të kenë të bëjnë me shifra të larta të numrit të refugjatëve. Prej kohësh bëhen përpjekje për të vendosur një kuotë shpërndarjeje të refugjatëve në mënyrë që të lehtësohen nga barra e rëndë shtetet si Italia dhe Greqia. Në raste krizash shtetet duhet të pranojnë një numër të caktuar refugjatësh, që vendoset në bazë të numrit të popullsisë së vet.
Një rregullim i tillë ka dështuar deri tani për shkak të kundërshtimit të disa vendeve. Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia refuzojnë të marrin me detyrim refugjatë, që “ju caktohen t’i marrin. Më 2017 Bashkimi Evropian u përpoq që me anë të një “Relocation Program”, të rishpërndante në vende të tjera të BE-së, 160 mijë refugjatë që ndodheshin në Greqi dhe Itali. Por vetëm 26 mijë prej tyre u pranuan vërtet në vende të tjera të BE.
Kontrolle kufitare në zonën e Shengenit
Zona e Shengenit nuk është e njëjtë me zonën e BE-së. Jo të gjitha vendet janë anëtare të zonës së Shengenit, si përshembull Bullgaria dhe Rumania. Ndërkohë disa vende që nuk janë vende anëtare të BE-së, por janë anëtarë të zonës së Shengenit, si për shembull Islanda dhe Norvegjia. Brenda zonës së Shengenit njerëzit mund të lëvizin të lirë. Por ky rregull nuk është gjithnjë i vlefshëm.
Në kuadër të krizës së refugjatëve në vitin 2015, Gjermania futi kontrollin kufitar në zonën e Shengenit për të penguar mundësinë që një numër i madh refugjatësh të futeshin në Gjermani pa u kontrolluar asnjëherë për dokumentat. Kontrollet lejohen vetëm në situata emergjence dhe për afat të shkurtër, por Gjermania e shtoi gjithnjë e më shumë këtë afat, së fundmi në nëntor 2017. Ndërkohë qeveria gjermane e arsyeton kontrollin kufitar me rrezikun e sigurisë publike dhe rrezikut nga terrori.
Akomodimi i refugjatëve
Në çështjen e trajtimit të refugjatëve që presin përgjigje për kërkesën e azilit, vendimtare është si i interpretojnë ligjet e BE-së vendet anëtare. Disa aspekte janë të përcaktuara strikt, si për shembull futja në tregun e punës e azilkërkuesve është e lejuar vetëm pas nëntë muajsh.
Rregullime të tjera nuk kanë formulime strikte. Sipas të drejtës ndërkombëtare të refugjatëve duhet të ekzistojnë kushte pranimi në përshtatje me të drejtat e njeriut. Se si duhet të jenë ato kushte, vendet e vendosin vetë. Prandaj në mënyrën se si akomodohen refugjatët, standartet e vendeve të ndryshme të BE-së, janë shumë të ndryshme.
Kështu për shembull në disa vende ka kampe të mbingarkuara me refugjatë, ndërtesa pa pajisje sanitare ose madje në disa vende nuk janë të rralla çadra për refugjatët. Situata të tilla Gjermania i ka marrë si shkas për të hequr dorë nga rregulli i Dublinit dhe për të mos i kthyer refugjatët në këto vende.

T� tjera
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...


































