Perez sulmon Spanjën pas prezantimit të Lopeteguit
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 15 June 2018
Vetëm 2 ditë pasi Real Madridit e zyrtarizoi si trajnerin e ri të skuadrës për 3 sezonet e ardhshme, dhe vetëm 1 ditë pasi Spanja e shkarkoi nga detyra si trajneri i kombëtares, Julen Lopetegui u prezantua nga Los Blancos.
Në konferencën e prezantimit të trajnerit të ri fillimisht fjalën e mori presidenti i Realit Florentino Perez i cili akuzoi kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubiales për mënyrën sesi u soll me Lopeteguin.
“Arritëm një akord dhe vendosëm ta bëjmë publik si një akt transparent përpara Botërorit për të mos dëmtuar punën e ekipit përfaqësues gjatë kampionatit botëror”, tha Perez.
“Ia komunikova këtë presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, një marrëveshje që ka të bëjë me të dyja palët. Ishte një akt mëse normal por ata organizuan një konferencë për shtyp ditën pasardhëse”.
“Ishte një reagim absurd krenarie dhe një keqkuptim i madh. Disa persona përfitojnë nga çdo lloj motivi për të diskredituar Real Madridit. Bëhet fjalë për futbollistë profesionistë dhe ky vendim mendoj se nuk do të prekte aspak lojtarët të cilët do të bëjnë gjithçka për t’u shpallur kampionë bote”.
“Nuk ka asnjë argument që më ndryshon mendimin që Lopetegui të mos ishte nesër në stolin e Spanjës, në debutimin në Botëror. Nuk më pëlqen viktimizimi por e gjitha kjo u bë për të dëmtuar imazhin e Real Madridit. Pasi e dini se trajner si Del Bosque, Conte e shumë të tjerë kanë bërë lëvizje të tilla sa ishin pjesë e garave të mëdha”.
Të tjera
-
12 milionë udhëtarë brenda një viti e përdorin Trafikun Urban
Rreth 12 milionë udhëtarë brenda një viti përdorin Trafikun Urban si mjet tra...
-
Sveçla kujton Arbënor Deharin: Ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur – motiv për të gjithë ne
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka kujtuar aktivistin e VV-së...
-
Serbia në mesin e shteteteve prej të cilave Rusia kërcëṇon se mund ta sụlmoj Perëndimin
Ish-koloneli shqiptar, Dritan Demiraj ka reaguar pasi Rusia ka publikuar një ...
-
GAP: Në Kosovë mungon një institucion i pavarur për vlerësimin e shpenzimeve buxhetore
Në Kosovë mungon një institucion i pavarur për vlerësimin dhe monitorim e çës...
-
28 vjeç kryeministër, kush është Jordan Bardella, i riu francez që po synon drejtimin e qeverisë së Francës
Jordan Bardella iu bashkua asaj që në atë kohë ishte Fronti Kombëtar i Francë...
-
Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë
Mision i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se ushtarët italianë kanë kr...
-
Dodiku po kërkon ndarje të Bosnjës! Amerika kundër “botës serbe”: Deklarata, sulm i rrezikshëm
Shtetet e Bashkuara reagojnë kundër deklaratës së miratuar nga e ashtuquajtur...
-
Stoltenberg: Jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë aleatët
“NATO-ja është e gatshme të vërë në zbatim nenin 5 të traktatit në rast të nj...
-
PE-ja do ta vazhdojë mbështetjen për zgjerimin, rreziku qëndron te disa vende anëtare
Frika nga ndonjë rritje e madhe e së djathtës ekstreme në Parlamentin Evropia...
-
VV-ja përkujton Arbnor Deharin: Ai na kujton konceptet e vetëvendosjes, lirisë, barazisë, drejtësisë dhe solidaritetit
Lëvizja Vetëvendosje e ka përkujtuar në dhjetë vjetorin e vdekjes, aktivistin...
-
I ngrirë si statujë, shikoni momentin kur presidenti Joe Biden qëndron pa lëvizur disa sekonda gjatë një eventi/PAMJE
Një moment i çuditshëm ishte ai që kaloi Joe Biden gjatë një eventi të zhvill...
-
Rama: Trimëria e Zahir Pajazitit e shokëve të tij të luftës na obligon të ruajmë lirinë e fituar me gjak
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë homazhe te statuja e ...