Lajme

Arifi: Nuk ka takim të caktuar për dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 07 Qershor 2018

Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi, vazhdon të mbetet temë diskutimi si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Nikolla Selakoviq, sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë deklaroi se data e vazhdimit të dialogut mes Prishtinës e Beogradit do të dihet sot ose nesër.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

-Advertisement-

Arifi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk dihet se kur do të caktohet data për vazhdim të dialogut.

“Ende nuk ka takim të caktuar me përfaqësuesit e shtetit serb. Nuk dihet se kur do të caktohet”, ka thënë Arifi.

Ditë më parë edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela, nuk ka treguar se kur do të mbahet rrethi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, duke theksuar se dialogu duhet të vazhdojë sa më parë që të jetë e mundur.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy