Lajme

Rahovec: Vazhdon projekti për spërkatjen kundër rriqrave

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 01 Qershor 2018

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në Komunën e Rahovecit është duke vazhduar projekti për spërkatje e zonave kundër rriqrave.

Përmes një kumtese për media kjo komunë ka bërë të ditur se ecurinë e këtij projekti e ka parë sot nga afër në fshatin Polluzhë edhe Kryetari Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Samir Mustafa drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

“Projekti për spërkatjen zonave kundër rriqrave në Komunën e Rahovecit, organizohet nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Spërkatja e zonave endemike, do të vazhdoj sipas planit të hartuar sipas zonave, ku ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat, gjatë këtij viti”, thuhet në njoftim, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Zyrtarët komunal dhe ata të kompanisë që do të bëjnë spërkatjen e zonave kërkojnë bashkëpunim gjatë kohës sa janë duke e bërë spërkatjen e zonave të cilat janë paraparë të spërkaten kundër rriqrave.

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy