Lajme

Haziri: Duhet pajtim i brendshëm për vazhdimin e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 24 May 2018

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri gjatë intervistës për Telegrafin, ka folur edhe për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se duhet të ketë konsensus të gjerë për vazhdim të dialogut.

“Ajo që është mes qeverisë dhe presidentit pas draft rezolutës që është dërgua në Kuvend për miratim është një lloj pajtueshmërie politike që procesin e dialogut me udhëheq presidenti e jo kryeministri.

-Advertisement-

LDK është në pozicionin që rezoluta në fuqi duhet të jetë ajo që duhet të ruhet si konsensus i gjerë për vazhdim të dialogut”, tha Haziri.

Ai shtoi se duhet një agjendë e qartë edhe pajtim i brendshëm për vazhdimin e dialogut. Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera