Ministrja Hoxha takoi drejtorin e ri të GIZ-it gjerman
Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 21 May 2018
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot drejtorin e ri të GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm, përkrahjen e fuqishme të cilin e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për procesin integrues.
Ministrja Hoxha e falënderoi Z. Oberhuber, duke theksuar se përkrahja gjermane është thelbësore në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, në veçanti procesi integrues.
“GIZ-i ka ofruar mbështetje të fuqishme për procesin integrues, konsideroj se kjo ndihmë është thelbësore në këtë proces. Theksova të arriturat dhe sfidat e këtij procesi, duke u zotuar se zbatimi i rekomandimeve nga Brukseli janë prioritet, ashtu si procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe zbatimi i MSA-së”, theksoi Ministrja Hoxha.
Z. Oberhuber vuri në pah përkushtimin e GIZ-it për këtë proces, duke theksuar të arriturat por edhe sfidat e këtij procesi.
Kosova do ta ketë edhe më tej mbështetjen e fuqishme në procesin integrues nga GIZ-i, ka thënë mes tjerash Z. Oberhuber, duke vënë në dukje se ka ende shumë punë për t’u bërë, por rruga e Kosovës tashmë është e konfirmuar, brenda vlerave dhe integrimeve euro-atlantike.
Ai ka rikonfirmuar se përkrahja e GIZ-it, do të vijoj në pajtim me prioritetet e Qeverisë, procesin integrues.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se Agjenda Evropiane e Reformave dhe reformat ekonomike janë bazë e mirë e çuarjes përpara të agjendës integruese, agjendë të cilën GIZ-i do ta mbështes.
Të tjera
-
Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao
Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeek...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...