Uncategorized

Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 03 November 2024

Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeekzekutivi i ri i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makao-s të Kinës.

Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, i dëshmuar nga presidenti Xi Jinping, Sam Hou Fai mori nga kryeministri Li Qiang dekretin e emërimit.

Sam, ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Përfundimtar të Makaos fitoi 394 vota, ose mbështetjet e 98.5% të deputetëve të Rajonit në zgjedhjen e 13 tetorit. Ai do të marrë detyrë më 20 dhjetor.

-Advertisement-

Siç mësohet, ai propozon në zgjedhjet përmirësimin e qeverisjes publike, diversifikimin ekonomik, integrimin e rajonit në zhvillimin kombëtar, forcimin e arsimit dhe teknologjisë, dhe shtimin e mirëqenies së banorëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera