Përcjellja e ciklit menstrual – çfarë është normale e çfarë jo!
Autori: Gazeta inFokus
18:56 | 03 May 2018
Cikli menstrual mund të nënkuptojë shumë rreth shëndetit tuaj. Mësoni si të ndjekni ciklin tuaj dhe si të veproni në lidhje me parregullësitë.
A e dini se kur ju ka filluar perioda e fundit menstruale dhe sa kohë ju ka zgjatur? Nëse jo, atëherë është koha që ti kushtoni vëmendje.
Përcjellja ciklit menstrual mund të ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është normle për ju, për kohën e ovulacionit si dhe identifikimin e ndryshimeve të rëndësishme – si psh. një periodë e humbur apo një gjakderdhje menstruale e paparashikuar. Megjithëse parregullsitë menstruale zakonisht nuk janë serioze, ndonjëherë ata mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore.
Çfarë është cikli menstrual?
Cikli menstrual është seria mujore e ndryshimeve që trupi i femrës kalon në përgatitjen për mundësinë e shtatzënisë. Çdo muaj, një nga vezoret lëshon një vezë – proces që quhet ovulacion. Në të njejtën kohë, ndryshimet hormonale përgatitin mitrën për shtatzëni. Nëse ndodh ovulacioni dhe veza nuk fekondohet, atëherë kemi gjakderdhje menstruale.
Çfarë është normale?
Cikli menstrual, i cili llogaritet nga dita e parë e përiodës e deri në ditën e parë të periodës së ardhshme, nuk është i njejtë për secilën femër. Rrjedhja menstruale mund të ndodhë çdo 21 deri 35 ditë dhe mund të zgjasë prej 2-7 ditë. Në vitet e para të menstruacioneve, zakonisht ciklet janë më të gjata, ndërsa më kalimin e moshës ato mund të shkurtohen dhe të bëhen më të rregullta.
Cikli menstrual mund të jetë i lehtë apo i vështirë, me ose pa dhimbje, i gjatë apo i shkurtër, dhe ende të konsiderohet normal. Mbani mend se përdorimi i disa llojeve kontraceptive, mund të ndryshojë ciklin tuaj menstrual.
Kur ju i afroheni menopauzës, cikli juaj mund të çrregullohet sërish. Megjithatë, meqenëse rreziku për kancer të mitrës rritet me kalimin e moshës, diskutoni çrregullimet rreth menopauzës me mjekun tuaj.
Si mund të përcjell ciklin tim menstrual?
Për të gjetur se çfarë është normale për ju, filloni të regjistroni ndjekjen e ciklit në një kalendar. Ndjekni datën tuaj fillestare çdo muaj për disa muaj rresht për të identifikuar rregullsinë e periodave tuaja.
Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me ciklin, atëherë nxjerrni shënimet e mëposhtme çdo muaj:
Data e përfundimit
Rrjedhja e gjakderdhjes
Gjakderdhje abnormale
Dhimbje
Ndryshime tjera
Çrregullimet e ciklit menstrual mund të kenë shkaqe të ndryshme, duke përfshirë:
Shtatzëni apo gjidhënie
Çrregullime në ushqim, humbje ekstreme e peshës apo stërvitje e tepruar
Sindromi policistik i vezorëve
Dështim i parakohshëm ovarian
Sëmundje inflamatore të pelvikut
Fibroide në mitër
Për disa femra, përdorimi i pilulave kontraceptive mund të ndihmojë në rregullimin e ciklit menstrual. Sidoqoftë, disa çrregullime menstruale nuk mund të parandalohen.
Përveç kësaj, konsultohuni me mjekun tuaj nëse:
Cikli juaj menstrual papritmas ndërpritet për më shumë se 90 ditë – ndërsa ju nuk jeni shtatzënë
Cikli juaj pas gjendjes normale fillon të çrregullohet
Keni gjakderdhje për më shumë se 7 ditë
Ju rrjedh gjak më shumë se zakonisht
Cikli juaj ka diferencë më pak se 21 ditë ose më shumë se 35 ditë
Keni gjakderdhje ndërmjet periodave
Keni dhimbje të forta gjatë ciklit
Mos harroni, përcjellja e ciklit tuaj menstrual mund të ju ndihmojë të zbuloni se çfarë është normale për ju dhe çfarë nuk është. Nëse keni shqetësime rreth këtyre problemeve, konsultohuni me mjekun tuaj./femra.net/
Femra.net për kujdes sa më të mirë gjatë ditëve tuaja delikate, ju propozon pecetat Violeta, të cilat ofrojnë komoditet dhe mbrojtje maksimale…

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...































