Ekonomi

VV me aksion kundër prezencës së kompanive serbe në panairin “Prishtina 2018”

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 19 April 2018

Nuk kanë kaluar as dy vite prej kur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin marrë vendim që t’i bojkotonin produktet që vijnë nga Serbia. E një gjë e tillë mund të përsëritet edhe sot. Madje për të njejtën arsye, prezencën e madhe të produkteve të Serbisë në vend.

Ata më 2016-ën kishin përmbysur një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë.Kjo ngase Republika e Serbisë, po atë vit i kishte kthyer pas mbi 103 mijë libra shqip, duke lënë pa libra nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, shkruan Infokusi.com.

Por, pavarësisht këtij aksioni të Vetëvendosjes, produktet nga Serbia nuk janë ndalur as sot e kësaj dite. Ato vazhdojnë të qarkullojnë në marketet në vend, si dhe zënë vendet kryesore në shportat e konsumatorëve.

-Advertisement-

Se këto produkte janë shumë prezentë në vend, kjo u dëshmua edhe në panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2018”, i cili u hap të mërkurën në Prishtinë.

Rreth 70 kompani serbe do t’i ekspozojnë produktet e tyre në këtë panair. E kjo pjesëmarrje kaq e madhe e kompanive serbe në këtë panair, i ka irrituar në masë të madhe kompanitë kosovare, e që tashmë disa edhe kanë paralajmëruar se do ta anulojnë pjesëmarrjen aty.

Por, jo vetëm kompanitë kosovare po u pengon prezenca e serbëve në këtë panait. Pikërisht, për këtë numër kaq të madh të pjesëmarrësve nga ana e kompanive serbe, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar aksion për të enjten në këtë panair.

Në këtë lëvizje thonë se cilën i është bërë një favorizim i jashtëzakonshëm produkteve të Serbisë përkundër relacioneve armiqësore që Serbia ka ndaj Kosovës.

Drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca foli për hapësirën e madhe që i është dhënë produkteve të Serbisë si dhe vërshimin e këtyre produkteve nëtregun e Republikës së Kosovës pavarësisht që Serbia e lufton në çdo drejtim Republikën e Kosovës, si në arenën ndërkombëtare poashtu edhe përmes strukturave paralele përbrenda Kosovës.

“Nga 174 biznese të cilat marrin pjesë në këtë panair 70 prej tyre janë nga Serbia dhe vetëm një është nga Republika e Shqipërisë. Kjo tregon që institucionet e Kosovës dhe Oda Ekonomike e kanë shndërruar Kosovën në një koloni tregtare të Serbisë”, tha Konjufca.

Ai gjithashtu potencoi edhe nivelin e lartë të importit nga Serbia, që arrinë shifrën prej gjysëm milliard euro, ku nga 19 vite pasluftës produktet e Serbisë në mënyrë shtetërore janë bojkotuar vetëm 45 ditë./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy