Mashtruesit që e përkrahi Haradinaj i vërtetohet dënimi me burg
Autori: Gazeta inFokus
14:23 | 18 April 2018
Mashtruesit të bankave me të cilin bëri marrëveshje edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, të mërkurën Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin prej 18 muajsh burgim me kusht.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ishte shpallur fajtor për veprat penale të mashtrimit dhe dëmtim të kreditorëve, por kjo nuk e kishte penguar kryeministrin që ti ofrojë përkrahje financiare. Madje, ujdinë me Shahinin, Haradinaj e kishte mbajtur të fshehtë, shkruan Gazeta Fjala.
I pari i Qeverisë së Kosovës, me një nënshkrim ia kishte mundësuar kreut të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, të dënuar për mashtrim të bankave, ti marrë edhe 57 mijë euro nga taksat e qytetarëve.
Me arsyetimin e organizimit të “Javëve të biznesit kosovar”, Qeveria e Kosovë kishte nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me organizatën e Shahinit që të promovojë ekonominë, e të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare nga 29 nëntori deri më 17 shkurt në të gjitha trevat shqiptare.
Gazeta Fjala, kishte siguruar këtë dokument, të mbajtur sekret nga kabineti i Haradinajt, me të cilin obligoheshin gjashtë ministri të Qeverisë së Kosovës që ti ndajnë nga 9,500 euro secila për të mbështetur këtë aktivitet.
Për çfarë u dënua Agim Shahini?
Por, nuk është Agim Shahini që të mërkurën iu vërtetua dënimi. Për shkak të veprave të njëjta penale, Apeli ia ka vërtetuar dënimin me 18 muaj burgim me kusht edhe Skënder Shahinit, vëllait të kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, shkruan Betimi për Drejtësi.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të shpallur më 9 shkurt të vitit të kaluar, vëllezërit Shahini ishin shpallur fajtorë për veprat penale të mashtrimit dhe dëmtimit të kreditorëve, dhe ishin dënuar me nga 18 muaj dënim me burg, i cili dënim nuk do të ekzekutohej në rast se të dënuarit nuk do të kryejnë vepra tjera penale brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së dënimit.
Të pakënaqur me aktgjykimin e shkallës së parë, ankesë në Apel kishin paraqitur Prokuroria Themelore në Mitrovicë, e cila kishte kërkuar nga Apeli, që ndaj të akuzuarve të shqiptohen dënime me burgim efektiv.
Ankesë në Apel kishin paraqitur edhe mbrojtësi i Agim Shahinit, avokati Granit Vokshi dhe Syljeman Klinaku, avokat mbrojtës i Skënder Shahinit.
Mbrojtja e të akuzuarve kishin kërkuar nga Apeli që për shkak të mungesës së provave t’i lirojë nga akuza Agim e Skënder Shahinin, apo që çështjen të kthej në rigjykim.
Kjo, pasi që siç pretendonte mbrojtja, aktgjykimi i shkallës së parë është i përcjell më shkelje esenciale të dispozitave procedurale, shkelje të ligjit penal e vërtetim të gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.
Mirëpo, këto pretendime të mbrojtjes si të pabazuara i ka hedhur poshtë kolegji i Gjykatës së Apelit.
“Gjykata e Apelit gjeti se pretendimet e mësipërme ankimore të mbrojtësve të akuzuarve Agim Shahini dhe Skënder Shahini nuk qëndrojnë, ngase aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave te procedurës penale të pretenduara me ankesa, e as shkelje të tjera të cilat kjo Gjykatë i konstaton sipas detyrës zyrtare, e të cilat kishin me kushtëzuar anulimin e tij”, thuhet në aktgjykimin e Apelit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.
Tutje, sipas vlerësimit të kolegjit të Apelit, aktgjykimi i shkallës së parë, është i qartë, konkret dhe nuk përmban kundërthënie qoftë me vetveten apo në arsyetimin e tij.
Sipas Apelit, shkalla e parë ka bërë vlerësimin dhe analizimin e të gjitha provave të administruara duke i paraqitur lidhur me to edhe pretendime të veta, të cilat si të drejta i ka aprovuar edhe Apeli.
Po ashtu, Apeli ka refuzuar edhe pretendimet e mbrojtjes se gjendja faktike nuk është vërtetuar drejtë nga shkalla e parë, pasi sipas vlerësimit të Apelit, nga provat e administruara nga ana e shkallës së parë, dëshmitë e dëshmitarëve, deklarata e përfaqësuesit të autorizuar të të dëmtuarës, si dhe pjesërisht nga deklaratat e te akuzuare është vërtetuar se të akuzuarit Agim së bashku kanë mashtruar të dëmtuarën kredi dhënësen “TEB Bank” SH.A, me seli në Vushtrri.
Në fund, Apeli ka refuzuar edhe kërkesën e Prokurorisë për ashpërsim të dënimit ndaj të akuzuarve pasi që sipas Apelit, me dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë, përkatësisht rehabilitimi i kryerësve të veprave penale, parandalimi i kryerësve nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, ngritja e moralit dhe forcimi i detyrimit për respektimin e ligjit.
Ndryshe, Agim Shahini dhe Skënder Shahini akuzoheshin se, së bashku kanë mashtruar të dëmtuarën, kredi dhënësen “TEB Bank” SH.A, me seli në Vushtrri.
Sipas aktakuzës, këtë e kanë bërë duke nënshkruar marrëveshje për mbi tërheqje, marrëveshje mbi letërgarancinë, si dhe marrëveshje mbi pengun me kredi marrësin Bashkim Shahinin, si person përgjegjës i “Besarti Company” SH.P.K.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit Agim Shahini dhe Skënder Shahini si bashkë kredi marrës dhe nënshkrues të marrëveshjes së kredi-kartelës “VISA” tek “TEB Bank” SH.A në emër të Agim Shahinit, kanë shfrytëzuar produktet bankare, e që nga muaji janar 2011 e tutje nuk kanë paguar kthimin e kredisë në vlerë të përgjithshme prej 253.000.00 euro, e kjo ka rezultuar ne dëm të kreditorit-të dëmtuarës TEB Bank SH.A.
Të njëjtit, siç thuhet në aktakuzë, me qëllim që t’i sjellin vetes apo tjetrit dobi pasurore kanë vënë në lajthim të dëmtuarën “TEB Bank” SH.A, me seli në Vushtrri, ashtu që për t’iu shmangur borxhit kanë krijuar kompani te re “Sucrakos’, ndërsa për sigurimin e përmbushjes së kredisë kanë ofruar si hipotekë parcelë të rrejshme me nr.0220715, mallin e firmës “Besarti Company” dhe asetet e tjera të kësaj firme të lëna peng tek e dëmtuara i kanë bartur në firmën “Sucrakos”.
Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë, të akuzuarit Agim Shahini dhe Skënder Shahini, duke mos e përmbushur detyrimin ndaj të dëmtuarës të njëjtës i kanë shkaktuar dëm në shumë prej 253.00,00 euro./Gazeta Fjala/.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...


































