Ekonomi

Akademikët blejnë tepih 300 euro

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 16 April 2018

Kanë punë me libra, por “flokëbardhëve” të Kosovës po u nevojitet edhe një tepih. Madje, shumë shpejt.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka shpallur tender në vlerë prej 310 euro për furnizim me tepih, para që do të merren nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. E afati kohor që ka dhënë për këtë furnizim është vetëm 7 ditë, shkruan Infokusi.com.

Kështu ka bërë të ditur vetë ASHAK-u përmes një njoftimi që ka publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

-Advertisement-

Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender ishin pranuar tri kompani, përderisa fituese është shpallur kompania N.T.P Gjini.

Kontrata është nënshkruar më 11 prill 2018./Infokusi

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy