Gjermanët investojnë 25 milionë euro në një projekt energjetik
Autori: Gazeta inFokus
10:59 | 16 April 2018
Kompania gjermane “RPP-Germany” ia ka dorëzuar kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtirit planin energjetik për grumbullimin e mbeturinave e riciklimin e plehrave dhe prodhimin e energjisë për të cilin do të investojë 25 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Rreth 30 milionë euro do t’i investohen në Mitrovicës gjatë këtij viti në disa projekte energjetike dhe infrastrukturore.
Biznesmenë nga Gjermania dhe nga Zvicra do të investojnë 25 milionë euro në Mitrovicë dhe rreth 100 milionë euro në gjithë Kosovën në disa projekte energjetike.
Përfaqësues të kompanisë “RPP-Germany”, Safet Sadiku dhe Avni Nasufovski, kanë takuar kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin dhe i kanë dorëzuar planin energjetik për grumbullimin e mbeturinave e riciklimin e plehrave dhe prodhimin e energjisë, shkruan më tutje “Zëri”.
Ata gjatë takimi me të parin e Mitrovicës kanë siguruar se kompania do të investojë në disa projekte energjetike në Kosovë, ndërsa kanë zgjedhur Mitrovicën për t’i filluar projektet e tyre.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u shpreh mirënjohës për interesimin e tyre për investuar në Mitrovicë dhe në Kosovë, e më pastaj i njoftoi ata lidhur me kushtet që ofron Komuna e Mitrovicës për investitorët e huaj.
Përfaqësuesi për Ballkan i kompanisë “RPP-Germany”, Avni Nasufoski, pasi ia dorëzoi biznes-planin kryetarit Bahtiri, e njoftoi atë lidhur me projektin energjetik i cili ka për qëllim grumbullimin dhe riciklimin e plehrave dhe prodhimin e energjisë.
Ai tha se ky projekt gjatë realizimit në qytetin e Mitrovicës do të ketë koston prej 25 milionë eurosh, të cilat do t’i investojë kompania.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...


































