Lajme

Haradinaj në katër interpelanca

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 11 April 2018

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që kryeministri Ramush Haradinaj të paraqitet në katër  interpelanca të hënën me 16 prill, raporton Ekonomia Online.

Dardan Sejdiu, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur ka thënë se seanca e radhës do mbahet më 16 prill dhe do trajnohen 5 interpelanca dhe 26 pika.

“Seanca e radhës me 16 prill të mbahet dhe do trajtohen afër 26 pika ku janë 5 interpelanca, jam i lumtur qw interpelanca me Countur Global do ta trajtojmë në Kuvend, kjo nuk është shpërfaq në mënyrën si duhet”.

-Advertisement-

“Në asnjë moment nuk sjell ndonjë dobi për konsumatorin, apo për stabilitetin energjetik. Janë 4 interpelanca, vendimi i kryesisë është të trajtohen një nga një dhe të fillojmë nga java që vjen”.

Interpelanca e parë e Haradinajt, erdhi sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë.

Pastaj ajo, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.

Po ashtu edhe interpelanca sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017.

Haradinaj do të jap llogari para deputetëve edhe në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, kërkesë kjo e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton EO.

Në interpelancë do të paraqitet edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli. Interpelanca është thirr  sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

4. Koha për pyetje parlamentare,

5. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

7. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

8. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

9.Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,

10. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,

11. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

12.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

13.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,

14.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,

15.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

16.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

17.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,

18.Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

19.Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

20.Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,

21.Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

22.Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare,

23.Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera