Rozë

Despacito, video më e klikuar e të gjitha kohërave në Youtube

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 06 April 2018

Edhe pse ‘Despacito’ ka mërzitur shumë njerëz në mbarë botën, duke u bërë here pas here edhe vurale, ajo vazhdon të thyejë rekorde njëra pas tjetrës. Hiti i portorikanëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee ka lënë pas shumë emra të mëdhenj të muzikës, për numrin e madh të klikimeve në Youtube.

‘Despacito’ arriti numrin e 5 miliardë klikimeve në kanalin e Youtube, duke u bërë kënga me më shumë shikime e të gjitha kohërave në kanalin e famshëm të videove. Por nuk mbaron këtu, ajo është kënga më e shitur dhe më e parë në streaming, ku qëndron dhe kënga më e dëgjuar.

Në klasifikimin e klikimeve në Youtube, ‘Despacito’ ka lënë me diferencë pas “See You Again” e Wiz Khalifa dhe Charlie Puth që ka marrë 3.49 miliardë shikime, ndërsa në vendin e tretë është “Shape of You” e Ed Sheeran me 3.41 miliardë klikime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera