Ekonomi

Ja sa biznese u mbyllën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 30 March 2018

Biznese të reja hapen çdo vit, por të rralla janë ato që u mbijetojnë kohës. Më shumë se 22 mijë e 516 kosovarë me kalimin e viteve u kanë vërë drynin bizneseve të tyre. Aq është numri i bizneseve që janë shuar, përkatësisht janë jo aktive, shkruan Infokusi.com.

Prej 172 mijë e 728 bizneseve që janë të regjistruara në “Open Data Kosovo”, më se 150 mijë janë aktive, ndërsa të tjerat nuk e kanë vazhduar veprimtarinë e tyre.

Vendi më i varfër në rajon, duket se atyre nuk po ua plotëson kushtet e të bërit biznes.

-Advertisement-

Në bazë të të dhënave të publikuara në ëeb faqen e “Open Data Kosova”, numri më i madh i bizneseve janë individual. Më shumë se 84 për qind e tyre.

Pjesa tjetër e bizneseve janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ortakëri të përgjithshme e kompani të huaja. Ndërsa, për nga numri i punëtorëve, shumica e bizneseve janë ndërmarrje të mëdha, apo 98.2 për qind.

Viti kur kosovarë kanë hapur më së shumti biznese është 2003. Më shumë se 51 mijë biznese janë hapur këtë vit. E po këtë vit janë shuar edhe mbi 4 mijë e 500 biznese që deri në atë periudhë ishin aktive./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy