Ekonomi

Kosova nuk di si t’i shfrytëzoj minierat

Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 29 March 2018

Edhe pse Gjiganti Metalurgjik “Trepça”, ka kapacitete të mëdha, ato nuk po mund të shfrytëzohen.

Mungesa e Bordit, investimeve kanë ndikuar që për momentin këto kapacitete të mos mund të shfrytëzohen.

Kështu vlerëson edhe njëri nga grevistët e 89-ës, njëherit Kryetar i Shoqatës së Minatorëve, Pensionistëve e Invalidëve të Republikës së Kosovës, Ruzhdi Gashi.

-Advertisement-

Gashi ka thënë për Infokusin se gjendja e Minierës së Trepçës dhe e minierave të tjera lënë shumë për të dëshiruar. Gashi shton se kapacitetet e këtyre minierave nuk po shfrytëzohen sa duhet.

“Shumë pak shfrytëzohen dhe më shumë mirëmbahen nga punëtorët e tanishëm”, ka thënë Gashi.

Mirëpo, Kryetari i shoqatës së minatorëve mbtete me shpresën se në ditët në vazhdim do të formohet Bordi i Trepçës dhe se do të investohet në të gjitha Minierat e Kosovës.

Ndryshe, ditë më parë Ahmet Tmava dha dorëheqjes nga posti i Drejtorit të Trepçës edhe pse ditën kur dha dorëheqje atij veq se i kishte skaduar mandati. Arsyetim për këtë dorëheqje ai kishte thënë se është ndërhyrja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në punën e kësaj ndërmarrje./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy