Ekonomi

Miliona euro për armatim të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 29 March 2018

Autoblinda, autobusë/minibusë e municion. Janë vetëm disa prej mjeteve me të cilat Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës ka paraparë ta armatosë Ushtrinë e ardhshme të Kosovës.

18.7 milionë euro janë ndarë nga buxheti i shtetit vetëm për ta pajisur FSK-në me këto pajisje.

Vetëm për autoblinda kjo Ministri do të shpenzojë 3 milionë e 250 mijë euro, për automjete teknike ka paraparë 2 milionë e 200 mijë euro , armatim të lehtë sipas PSO-së do të shkojnë 1 milionë e 400 euro ndërsa për municion do të shkojnë 400 mijë euro, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Krejt kjo sipas raportit mbi ndarjen dhe shpenzimin e parasë publike “Si i shpenzon shteti paret tona”, që ka publikuar Instituti për Studime të Avancuara-GAP.

Këto nuk janë pajisjet e vetme për të cilat MFSK-ja ka planifikuar të harxhojë para. Mijëra euro do të harxhohen edhe për kamionë, sistem të Menaxhimit të Informacionit MFSK/FSK, Sistem rezervë të rrjetit të IT-së.

“Pajisje tjera- 927 mijë euro, Kamion 5T- 40 T  840 mijë euro, Sistemi i Menaxhimit të Informacionit MFKS/FSK- 700 mijë euro, Sistemi rezervë i rrjetit të TI-së- 500 mijë euro, Kamion me pajisje për ndërlidhje-  450 mijë euro”, thuhet në raportin e GAP-it.

E i tërë Buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës është 53 milionë e 700 mijë euro. Pjesa më e madhe e këtij buxheti do të shkojë për paga dhe mëditje, përkatësisht 22.2 milionë euro, pasuar nga shpenzimet kapitale që kapin një shumë prej 18.7 milionë euro dhe 11.8 milionë të tjera për mallra dhe shërbime.

Ndryshe dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte bërë të ditur në mbledhjen e Qeverisë është nënshkruar vendimi për të blerë pajisje disa milionëshe për Ushtrinë e Kosovës. Kryeministri deklaroi se Kosova e ka ushtrinë e saj, por vetëm është duke e bërë gati mandatin e saj.

“Nuk do të presim pakufi. Një ditë do të vendosim edhe me ligj, pra duhet ta dakordojmë edhe me NATO-n se kur është momenti që të veprojmë. Edhe ajo ka me ardh”, kishte thënë Haradinaj./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy