Ekonomi

Qurat e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 28 March 2018

Qura, pula e lopë ka me bollëk në Kosovë. Madje numri i tyre po rritet nga viti në vit. Vendi më i varfër në Evropë numëron mbi 300 mijë krerë gjedhe e dele.

Ato bashkë me mbi 2 milionë e 700 mijë qura, pula e rosa kullosin në afro 200 mijë hektarë kullosa sa i ka vendi. Ndërsa në vend janë edhe 2 mijë e 353 kuaj, mushka e gomarë, shkruan Infokusi.com.

Krejt kjo sipas “Anketës së Ekonomive Bujqësore”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës për vitin 2016. Por, përveç këtyre një numër i madh i kosovarëve po merren edhe me rritjen e dhive, derrave e edhe bletari.

-Advertisement-

Në bazë të statistikave të ASK-së, numri i dhive është 27 mijë e 775 krerë; “i derrave është 42 mijë e 309 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve është 162 mijë e 335. Në Kosovë janë gjithsejtë 415 mijë e 831,06 hektarë, sipërfaqe e shfrytëzuar e tokës bujqësore, prej të cilave më pakë se gjysma shfrytëzohen për mbjellje.

“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (185 385.5 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 134 886.3 ha; bimë foragjere me 28 472.4 ha; perime me 7 859.2 ha; patate 3 352.8 ha; bishtajore 3 098.1 ha dhe kultura të tjera 7 732.3 ha”, thuhet në raportin e ASK-së.

Por, jo të gjitha janë të përfshira nga sistemi i ujitjes. Sipërfaqja e ujitur thuhet të jetë 20 mijë e 456 ha. Kurse, ajo me pesticide 115 mijë e 83ha. /Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy