Lajme

Simiq: Asnjë arsye për të na arrestuar për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 28 Mars 2018

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka reaguar lidhur me deklaratat e Prishtinës se do të arrestohen nëse formohet Asociacioni i komunave Serbe duke thënë se përfaqësuesit ndërkombëtar duhet të reagojnë ngase është e papranueshme që të kërcënohen përfaqësuesit legjitim të serbëve, shkruan Infokusi.

Ai ka njoftuar se përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbë dhe përfaqësuesit e atyre komunave që nuk e kanë shumicën por kanë përfaqësues në takimin e sotëm në Mitrovicë do të analizojnë ngjarjet që ndodhën ditëve të kaluara.

Sipas Simiqit në këtë takim do të raportohet edhe për takimin që përfaqësuesit e Listës Serbe kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Beograd. /INFOKUSI.COM/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy