119 “pompa të naftës” jashtë kontrollit të shtetit
Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 27 March 2018
Janë më shumë se 100 pika të shitjes së karburanteve që tash e sa vite, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nuk po mundet ta shtrijë “dorën” në to. Madje për 12 prej tyre që gjenden në veri të vendit, vendimet e kësaj Ministrie nuk kanë as vlerë.
Në tërë territorin e Kosovës, gjenden 119 pika të shitjes së derivateve që ushtrojnë veprimtari në mënyrë ilegale, pasi që të operojnë si të tilla nuk kanë licencë pune, shkruan Infokusi.com.
E gjithë kjo sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Në këtë institucion tregojnë edhe për arsyet e mos licencimit të këtyre pikave.
“Të palicencuara janë 119 pika- 11 gjenden në procedurë të licencimi, 12 gjenden në veri të Kosovës, 12 janë në kontekst me AKP-në, 59 nuk kanë licencë”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për Infokusin.
Përveç këtyre pikave që nuk kanë licencë, janë edhe 216 pika të tjera që janë të mbyllura, respektivisht jashtë funksionit.
E pavarësisht numrit të madh të pikave jashtë funksionit, qytetarët e vendit më të varfër në rajon kanë mundësi që të furnizohen me derivate në 891 ”pompa të benzinës”. Aq është numri i tyre në tërë vendin, shkruan Infokusi.
Por, edhe pse ekzistojnë numër kaq i madh i pikave të shitjes së derivateve, qytetarët duket se po i tërheq kjo veprimtari. Më shumë se 300 persona që nga viti i kaluar kanë bërë kërkesë për licencim të këtyre bizneseve.
“Që nga viti 2017 e deri më sot kemi gjithsej 320 kërkesa për licencim për herë të parë nga subjektet ekonomike”.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Infrastrukturës flasin edhe për cilësinë e naftës.
Thonë se vetëm gjatë këtij tremujori, Inspektorati i Tregut ka gjetur tri raste, që nafta nuk ka qenë cilësore.
Shtojnë se Inspektorati për këto tri raste ka inciuar edhe fletëparaqitje për kundërvajtje.
“Bazuar ne Monitorimin e rregullt për verifikim te cilësisë se naftës dhe derivateve të saj, në pikat shitëse me pakicë të karburanteve, Inspektorati i Tregut gjatë këtij tremujori ka marrë 90 mostra të derivateve, prej këtyre kanë rezultuar vetëm tri mostra jo-komfor U.A, nr.01/2017 dhe atë parametri Sulfur. Për këto tri raste, Inspektorati ka iniciuar fletëparaqitje për kundërvajtje, në vlerë prej 10.000-30.000 €”, kanë thënë nga MTI-ja për Infokusin.
Ndryshe, vitin e kaluar një superanalizë e iniciuar nga Dogana e Kosovës, e kryer nga laborator vendor e ndërkombëtar kishte konfirmuar se nafta që hynë në Kosovë është jocilësore dhe jashtë çdo standardi.
Në fakt, prej 20 maunave sa i kishte ndalur Dogana në pikën kufitare në Vërmicë muaj më parë, asnjëra nuk kishte dalë në rregull.
Pas rezultateve të analizave, shumë prej këtyre maunave Dogana i kishte kthyer prapa.
Kjo është sasia më e madhe e naftës e bllokuar ndonjëherë dhe vjen pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që kontrolli i naftës të bëhet edhe në kufi, e jo siç ka qenë deri tash, ku mostrat janë marrë vetëm nëpër pikat e shitjes. (Arjeta Shabani)./Infokusi

T� tjera
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...

































