Kuvendi i Kosovës, “parajsë” për punësime politike
Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 25 March 2018
Kuvendi i Kosovës së shpejti pritet ta rrisë listën e pagave. Pos 120 deputetëve të zgjedhur me votën e qytetarëve, punonjësve të administratës dhe stafit të kryeparlamentarit, në listë do të futën edhe 16 emra që do të propozohen nga partitë politike. Të 16-it do të jenë këshilltarë të grupeve parlamentare.
AktivPress mëson se Kryesia e Kuvendit, në njërën nga mbledhjet e mbajtura javë më parë, ka vendosur që grupeve parlamentare, varësisht nga fuqia e numrave t’u mundësohet angazhimi i këshilltarëve.
Bazuar në këtë vendim, grupet parlamentare që i kanë deri në dhjetë deputetë mund ta kenë një këshilltar.
Grupet që i kanë mbi 10 deputetë mund t’i angazhojnë dy këshilltarë; ato që i kanë mbi 20 deputetë- tre këshilltarë dhe ato që kanë mbi 30 deputetë- katër këshilltarë.
Nga ky vendim më së shumti parashihej të përfitonte Lëvizja Vetëvendosje, pasi kjo parti e kishte grupin më të madh parlamentar prej 32 deputetësh. Rrjedhimisht mund t’i angazhonte katër këshilltarë.
Por pas largimit të 13 deputetëve nga ky grup, VV tash mund t’i ketë dy këshilltarë, po aq sa mund t’i ketë edhe Grupi i deputetëve të pavarur me 12 deputetë.
Nga tre këshilltarë pritet t’i angazhojnë LDK-ja dhe PDK-ja.
Dy këshilltarë mund t’i angazhoj Lista Serbe, po aq sa edhe AAK-ja.
Ndërsa nga një këshilltar parashihet ta kenë Nisma Socialdemokrate dhe Grupi 6+.
Paga e një këshilltari është vendosur të jetë mbi 700 euro.
Në bazë mujore i bije që vetëm për këshilltarët e grupeve parlamentare të shpenzohen mbi 11 mijë euro, apo në baza vjetore 132 mijë euro.
Por kjo kosto nuk parashihet të paraqes ndonjë telash për Kuvendin, pasi angazhimi i këtij stafi politikë ishte planifikuar me Buxhetin e vitit 2018.
Burime të AktivPress kanë konfirmuar se partitë politike kryesisht po i propozojnë ish- deputetët për këshilltar.
Deri më tash grupet parlamentare kanë angazhuar staf mbështetës me paratë që i marrin nga Fondi për demokratizimin e partive politike.
Nga ky Fond, partitë parlamentare marrin hiq më pak se 31500 euro për numër të deputetit.
Shuma më e madhe i është ndarë koalicionit të gjerë PDK-AAK-Nisma dhe partive tjera pasi ky koalicion pati hyrë në Kuvend me 39 deputetë, duke marrë kështu 1.228.500 euro. Por më vonë partitë e këtij koalicioni i formuan grupet e veta parlamentare duke e lënë Vetëvendosjen si partinë me grupin më të madh parlamentar. Partia e Kurtit, pavarësisht se tash është ndarë i merr nga shteti 1.008.000 euro, ndërsa LDK-ja e Isa Mustafës 913.500 euro.
Gjithë këto mara që shpenzohen nga buxheti i shtetit nuk kanë ndikuar që shumica e deputetëve të jenë të përgjegjshëm në raport me mandatin që kanë fituar nga qytetarët.
Në të shumtën e rasteve, seancat plenare dështojnë për shkak të mungesës së kuorumit për vendimmarrje./AktivPress

T� tjera
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...































