Eksperti flet për mishin në Kosovë, tregon pasojat e dëmshme
Autori: Gazeta inFokus
10:44 | 24 March 2018
Cilësia e ushqimit të importuar në vendin tonë është mjaft shqetësuese. Qytetarët po vazhdojnë të rrezikohen veçmas nga cilësia e mishit. Ditë më parë AVUK zbuloi se në Kosovë po hynte mish i prishur nga Belgjika, por mish i prishur po vazhdon të shitet edhe në marketet tona. Vetëm ditëve të fundit janë konfiskuar me qindra kilogramë.
Teknologu i ushqimit, Milaim Krasniqi thotë për Indeksonline se konsumimi i mishit që vjen në Kosovë është shumë i dëmshëm, ndërsa shton se konsumatori nuk është aspak i njoftuar me rreziqet që mund t’i kanosen.
“Konsumimi i këtij lloj mishi të importuar nga disa shtete latinoamerikane dhe disa shtete evropiane është shumë i dëmshëm për organizimin e njeriut. Konsumatori kosovar është pak ose aspak i njoftuar me rreziqet që i kanoshen nga ky lloj mishi. Përgjegjësia i ngel importuesit dhe inspektoriatit i cili merret me kontrollimin e mishit dhe nënprodukteve të saj. Secili produks ushqimor që futet në pikat doganore të Kosovës duhet të kontrollohen nga ekspert të kësaj fushe”, shprehet Krasniqi.
Ai tutje shton se nuk Kosovë futen edhe shumë nënprodukte të mishit të cilat gjithashtu janë kancerogjene.
“Mos harroni se në Kosovë në ditë futen me qindra produkte ushqime të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Në Kosovë futen dhe doganohen shumë lloje të nënprodukteve të mishit siç janë: lloje të sallamit, salçiqeve, përshutës, suxhukut, mishit të tymosur, pashtetave, narezakut etj. të cilat gjatë përpunimit industrial i shtohen me dhjetëra lloje të aditiveve sintetik të cilët janë kancerogjene”.
Krasniqi porosit qytetarët që të konsumohet sa më pak mishi, e në veçanti nënproduktet e saj.
“Mos harroni mish të prishur edhe më herët është futur dhe kontrbanduar në Kosovë, fatmirësisht tani u zbulua. Mishi jocilësor dhe i prishur është përdorur dhe përdoret në industrinë e përpunimit të mishit”.
Ndryshe brenda vitit të kaluar Kosova importoi 40 milionë kg mish të llojeve të ndryshme. Për një vit kosovarët konsumuan mish nga Brazili, Argjentina e Shtetet e Bashkuara, Holanda, Belgjika e vende të tjera.

T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...

































