6 shqiptarë e 3 serbë në Bordin e “Trepçës”
Autori: Gazeta inFokus
08:19 | 24 March 2018
Për Bordin Mbikëqyrës të “Trepçës”, i cili sipas Ligjit për “Trepçën” zgjedh bordin menaxhues, kanë konkurruar 120 kandidatë, nga të cilët 7 janë serbë. Më 25 mars komisioni vlerësues do t’i intervistojë kandidatët dhe do t’i përzgjedhë 9 prej tyre, 6 shqiptarë dhe 3 serbë. Ministri Lluka: Si në rastin “Tmava” në jug, edhe në veri kompetencat nga drejtori i kanë kaluar zëvendësdrejtorit dhe drejtorit financiar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Me fillimin e muaj prill do të zyrtarizohet përfundimisht Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës”, i cili pastaj sipas Ligjit për “Trepçën” do ta formojë bordin menaxhues me çka praktikisht do të nisë zbatimi i Ligjit për “Trepçën”, i miratuar në Kuvendin e Kosovës para 16 muajve.
Qeveria e Kosovës ka qenë dashur që për gjashtë muaj t’i zgjedhë bordet pa të cilat ligji nuk ka mundur të funksionalizohej, por as Qeveria e Isa Mustafës e as Qeveria e Ramush Haradinajt nuk kanë arritur të bëjnë asgjë. Kjo e fundit ka shpallur konkursin për Bordin Mbikëqyrës, i cili përbëhet nga 9 anëtarë dhe të cilët nuk mund të jenë pjesë e subjekteve politike, por ekspertë të fushave të caktuara.
Kanë konkurruar 120 kandidatë, në mesin e të cilëve, siç thotë ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin LLuka, edhe 7 serbë por komisioni vlerësues, ndonëse konkursi është mbyllur qëmoti nuk ka kryer intervistimin e kandidatëve. Më herët ishte thënë se nuk ka konkurruar asnjë serb për Bordin Mbikëqyrës dhe se për ta plotësuar këtë Qeveria ka përfshirë emrat e disa sindikalistëve serbë të “Trepçës” në veri.

T� tjera
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...
-
“Shumë gra qëndrojnë në martesë toksike, për hatër të fëmijëve” – Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shumë shqetësuese
Gjendja e grave në Kosovë vazhdon të jetë shqetësuese, veçanërisht për ato që...
-
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
Nëse po planifikoni të udhëtoni mes Norvegjisë dhe Kosovës, PrishtinaTickets ...
-
Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Rinisin tensionet te Ministria e Arsimit, policia përdor spraj dhe autobotët me ujë ndaj protestuesve
Kanë rinisur tensionet mes protestuesve dhe forcave të policisë pranë Ministr...
-
371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur testin kualifikues për 371 ka...
-
Kurti: Gjatë vitit 2025, në Kosovë u kthyen 171 mjekë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të k...
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
































