Meraklinjtë e “gjoksave të pulës”
Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 23 March 2018
Gjoks në drekë, e gjoks në darkë. Kosovarët po del të jenë fort merakli të “gjoksave”.
Vetëm në 2 vitet e fundit dhe në tremujorin e parë të këtij viti, banorët e vendit më të varfër në rajon kanë ngrënë mbi 8 milionë e 520 mijë e 231 kilogramë gjoks pule, shkruan Infokusi.com
Për tërë këtë sasi të këtij mishi, ata kanë shpenzuar miliona euro.
Vetëm që ta kenë në tryezat e tyre këtë produkt, kosovarët kanë paguar mbi 15 milionë e 982 mijë e 367 euro.
Kështu së paku bazuar në të dhënat e Doganave të Kosovës që ka siguruar Infokusi.com.
Në bazë të këtyre të dhënave “gjoksi prej pulës dhe prerjet e tyre, të ngrira”, janë lloji më i preferuar i mishit për qytetarët e vendit.
Por, meqenëse prodhimet vendore nuk mund t’i mbulojnë tërë këto kërkesa të qytetarëve, sikurse për shumë produkte të tjera, Kosova e ka të detyruar importin nga vendet e tjera.
E importuesi më i madh i mishit në vend mbetet Brazili. Pavarësisht, se cilësia e produkteve që vijnë nga ky vend kohë më parë ishte venë në dyshim, prapë mbetet importuesi më i madh. Miliona kilogramë mish nga Brazili hyjnë çdo vjet në Kosovë.
Përveç Brazilit, vende të tjera prej të cilave kosovarët blejnë mish janë edhe Shqipëria, Turqia, Bullgaria, Zvicra, Italia, Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetëm në dy vitet e fundit dhe në këtë tremujor në vend kanë hyrë 97 milionë e 820 mijë e 597 kilogram mish të të gjitha llojeve. Tërë kjo sasi kap një kosto prej 128 milionë e 652 mijë e 404 euro.
Ndërsa, përfitimet e Doganës nga tërë importi i mishit gjatë kësaj periudhe sillen rreth 35 milionë e 256 mijë e 229 euro.
Ndryshe, nuk është hera e parë që në Kosovë dyshohet se kanë hyrë produkte të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.
Dyshime serioze ishin ngritur së fundi për ushqimet nga importi që konsumojnë kosovarët. Për nga cilësia që ato kanë, politikanë e përfaqësues të shoqërisë civile, kishin se nuk i plotësojnë asnjë nga standardet e kërkuara në tregjet evropiane.
Madje dyshohet se mallrat e destinuara për Kosovë prodhohen në linja të veçanta.
“Alarmante..”, e kishte vlerësuar situatën muaj më parë zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme , Behgjet Pacolli.
“Flitet se të gjitha mallrat ushqimore që destinohen për tu shitur në Kosovë, prodhohen nga linja të veçanta jashtë secilit standard”, kishte thënë Pacolli.(Arjeta Shabani) /Infokusi
Të tjera
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...