“Krenarë që jemi në ekipin kombëtar, dhe do bëjmë maksimumin tonë”
Autori: Gazeta inFokus
17:18 | 20 Mars 2018
“Krenarë që jemi në ekipin kombëtar, dhe do bëjmë maksimumin tonë”,- u shprehën ndër të tjerash edhe dy futbollistët e ekipit kombëtar të futbollit, dy lojtarët e rinj të grumbulluar për miqësoren me Norvegjinë, Herdi Prenga dhe Bujar Lika, shkruan infokusi.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp, futbollisti Prenga që luan në kampionatin kroat me Inter Zapreziç theksoi: “Emocionet shumë të mëdha për një ftesë të tillë në skuadrën përfaqësuese A. Kam punuar shumë për të arritur një moment të tillë. Tashmë me punë dua të paraqis veten sa më mirë. Nuk është gjë e vogël të luash me kombëtaren e Shqipërisë. Një skuadër që ka konkurencë shumë të madhe, por edhe cilësi mjaft të larta që e bëjnë një skuadër me mundësitë shumë të mëdha duke punuar fort për një kualifikim sërish në Europian. Por, duke punuar shumë. Në lidhje me ardhjen këtu, unë kam vendosur vetë se me kë skuadër dua të luaj dhe zgjodha me bindje e vullnetin tim Shqipërinë”,- theksoi Prenga, një futbollist që aktivizohet në kampionatin e Kroacisë.
E ndërkaq, edhe Bujar Lika që luan në radhët e Grasshopers theksoi se ftesa e trajnerit Panucci është një mundësi shumë e madhe që i ka ardhur: “Jam shumë shumë krenar për këtë ftesë të mbërritur në skuadrën kombëtare. Një diçka e tillë është një mundësi shumë e madhe për mua. Endërra e të gjithë lojtarëve është të luajnë me kombëtaren e futbollit. Unë kam zgjedhur vetë të luaj për këtë skuadër dhe tashmë më mbetet të jap maksimumin tim në stërvitje e fushë. Ambjenti është shumë i mirë, disa futbollistë në këtë skuadër i njoh shumë mirë. Tani duhet të punojmë fort këto ditë, me seriozitet dhe angazhin për të dhënë më të mirën tonë”,- deklaroi Bujar Lika. Të dy futbollistët e grumbulluar së fundmi nga trajneri i ekipit kombëtar janë thërritur për herë të parë në këtë skuadër, në kuadër të miqësores me Norvegjinë.
Ekipi kombëtar do ti nisë seancat këtë të martë pasdite në orën 15.30, dhe trajneri sikundër është njoftuar do ta realizojë këtë seancë me dyer të hapura për median. Po kështu edhe seanca e ditës së enjte. Ndërkaq, të gjitha stërvitjet e tjera do të jenë me akses mediatic vetëm 15 minutat e para.

T� tjera
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
































