Rozë

Ermal Mamaqi i emocionuar flet për herë të parë për vajzën që erdhi në jetë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 18 March 2018

Pak ditë më parë Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska u bënë prindër për herë të dytë.

Ami solli në jetë një vajzë të shëndetshme duke e bërë Joelin me motër.

Ditën e sotme Ermal Mamaqi e ka nisur “Xing me Ermalin” duke folur për herë të parë për vajzën që erdhi në jetë e duke i bërë një dedikim Amit që e bëri baba për herë të dytë.

-Advertisement-


“Këtë javë unë u bëra baba për herë të dytë. E dini si është të bëhesh prind për herë të dytë? Kur lind fëmija i parë, të shumëzojnë me zero, kur lind fëmija i dytë babai shkon me minus sepse të gjithë vëmendjen e merr mami. I thonë Bravo mamit, po babi nuk ekziston?”

“Përtej shakave jam shumë i lumtur dhe falënderues Zotit. Jam me të vërtet i lumtur. Po i çoj një puthje bashkëshortes sime, Ami. Faleminderit që më bëre për herë të dytë njeriun më të
lumtur në botë”, u shpreh Ermali.

“Goca ka 5 ditë që ka lindur, asnjë llaf s’i ka dalë lart e poshtë, për ndonjë çun. E kemi gocë të mirë”, përfundoi me humor moderatori.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera