Tahiri: Qeveria mund të rrëzohet javën e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus
00:20 | 03 March 2018
Politilogu Ramush Tahiri ka thënë se ka shumë dallime mes partive politike të koalicionit qeverisës për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Duke komentuar dështimin e tentativës së tretë të Kuvendit të Kosovës, për votimin e kësaj Marrëveshjeje, Tahiri ka përmendur edhe arsyet se pse po ndodhë një gjë e tillë.
Duke komentuar dështimin e tentativës së tretë të Kuvendit të Kosovës, për votimin e kësaj Marrëveshjeje, Tahiri ka përmendur edhe arsyet se pse po ndodhë një gjë e tillë.
“Dallimet ndërmjet partive politike të koalicionit për çështjen e Demarkacionit janë thelbësore: AAK dhe Nisma Socialdemokrate, konsiderojnë se është bërë keq që Kosova ka humbur territor dhe se kjo duhet së paku të korrigjohet. PDK konsideron se Demarkacioni është bërë mirë dhe drejtë dhe se Kosova nuk humbë asnjë metër territor dhe se duhet të ratifikohet në Kuvend. Zatën, kjo e kishte rrëzuar Qeverinë Mustafa, pikërisht për shkak të mos aftësisë për ta proceduar dhe për ta ratifikuar në Kuvend”, është shprehur politologu Tahiri.
Ai më tutje ka treguar se dallimet ekzistojnë edhe sa i përket marrëveshjes si aneks nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.
“Marrëveshja sip o thuhet aneks e presidentëve Thaçi dhe Vujanoviq, kuptohet ndryshe. PDK e sheh vetëm si theksim të Marrëveshjes ekzistuese, sidomos asaj që shkruhet në pikën 7 dhe se është e njëjta e vitit 2015, e nënshkruar në Vjenë nga Hashim Thaçi në cilësinë e ministrit të jashtëm të Kosovës. Por, AAK dhe Nisma mbi marrëveshjen, i japin fuqi nënshkrimit të deklaratës së dy presidentëve, e cila lejon korrigjimin e kufirit në Çakorr dhe në Kullë, duke i dhënë kështu të drejtë kauzës së tyre, me të cilën edhe erdhën në pushtet”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, edhe pse partia opozitare, LDK-ja, është e gatshme të votojë Demarkacionin, pengesë është Lista serbe, e cila siç ka theksuar politologu, në këmbim dëshiron formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Ramush Tahiri ka paralajmëruar se Demarkacioni, mund të mos ratifikohet as javën e ardhshme, duke thënë se kjo mund të rrezikojë edhe rënien e Qeverisë.
“E gjithë kjo bënë që demarkacioni vështirë të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës pa u qartësuar gjërat. Me gjithë gatishmërinë e LDK-së që ta votojë Demarkacionin, tash pengesë bëhet Lista Serbe që nuk dëshiron ta votojë Demarkacionin pa patur një marrëveshje me shkrim se do të formohet Asociacioni i komunave serbe në Kosovë. Tash politikat e kushtëzimeve edhe të deputetëve individual, por edhe të partive politike, nuk japin garanci që Demarkacioni ratifikohet javën e ardhshme, gjë që e vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e koalicionit qeverisës dhe mosrënien e Qeverisë”, ka shtuar për “Bota sot”, politologu Ramush Tahiri.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...



























