Lajme

Rektorët e Universiteteve kosovare fajësojnë qeverinë për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 02 March 2018

Universitetit i Prizrenit ka reaguar me një komunikatë për media në emër të Konferencës së Rektorëve, duke thënë se përjashtimi i Kosovës nga EQAR, goditje e rëndë për arsimin e lartë në Kosovë. Ata në këtë komunikatë jo fort të gjatë kanë treguar se besojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me vendimin për të përjashtuar Agjensionin Kosovar të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë (EQAR) në Arsimin e Lartë duke e konsideruar si një goditje e rëndë për Arsimin e Lartë të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Rektoret kanë treguar se janë të gatshëm që të ndihmojmë në këtë proces.

-Advertisement-

“Por, ne besojmë që Qeveria e Kosovës do të ndërmarrë hapat e duhur me urgjencë për ta riparuar dëmin e shkaktuar. Njëherit, ne si Konferencë e Rektorëve, shprehim gatishmërinë që të ndihmojmë në këtë proces”.

Ndërhyrja e politikës në arsim, ka bërë që Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) të përjashtojë Agjencinë e Akreditimit të Kosovës.

Kjo ka ndodhur për shkak të vendimit që është marrë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit dhe të menaxhmentit të Agjencisë së Akreditimit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera