Bentley pritet të shpalosë një ‘model të ri ngacmues’ (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 02 March 2018
Gjatë organizimit të Geneva Auto Show, Bentley do të shpalosë një surprizë, për të cilën askush nuk di gjë
Prodhuesit e ndryshëm kanë bërë prezantime dhe lajme të shumta, duke na treguar se çfarë do të shohim prej tyre në edicionin e këtij viti të panairit të Gjenevës, transmeton Telegrafi. Tashmë kemi parë disa makina të profilit të lart si Ferrari 488 Pista dhe Porsche 911 GT3 RS, ndërsa kanë mbetur edhe shumë befasi të pa treguara. Ka pasur fjalë se mund të shohim diçka edhe prej Aston Martin, gjë që la të besohet se mund të jetë modeli i ri Valkyrie.
Prodhuesi tjetër britanik që do të jetë në atë organizim është Bentley, që ka konfirmuar se do të merr pjesë me një ‘model të ri ngacmues’, por që askush nuk e ka idenë se çfarë është kjo makinë misterioze. Sipas disa spekulimeve, mund të jetë Continental GT pasi konceptin e kësaj veture e kemi parë në Frankfurt Motor Show. Apo mund të jetë Flying Spur, pasi një prototip është parë teksa testohej në shtigjet me borë.
Mirëpo, po të ishin këto modele, Bentley nuk do ta linte pa bërë ndonjë prezantim të mëhershëm. Hibridi apo kupeja SUV Bentayga, është teoria tjetër e përfolur se mund të prezantohet në organizim. Por, për të gjitha këto mbetet të shihet. Çfarë është konfirmuar deri më tani, është se do të shohim Bentayga V8 krahas Continental GT. Divizioni i personalizuar nga Mulliner, do të shfaqë të veçantin Flying Spur W12 me ulëse të shkëlqyera lëkure dhe linja me përfundime të përkryera.
Të tjera
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...