Sport

FFK-ja me inicim të procedurës disiplinore ndaj kryetrajnerit të KF Besa

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 27 Shkurt 2018

Besa dhe Trepça ’89 janë përballuar në kuadër të javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës, takim ky që përfundoi me fitoren e skuadrës nga Mitrovica me rezultatin 0:1 nga një autogol i Papuqit, shkruan infokusi.

Në lidhje me këtë takim, Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 27.02.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

-Advertisement-

Ndaj kryetrajnerit të KF “Besa” Valdet Shoshi (motivi – fyerje ndaj referëve pas pranimit të golit në min e 69 për ekipin mysafir në ndeshjen KF Besa –Kf Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 24.02.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy